Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë javën tjetër kthehen nga pushimet me tri seanca.
Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.
Ndryshe pushimi veror në DHSK filloi më 29 korrik, dhe përfundon sot më 16 gusht 2024. Gjatë kësaj periudhe nuk janë mbajtur seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore kanë qenë në minimum.













