Prokuroria në Ferizaj e ka konfirmuar se i vrari në dasmën në fshatin Bibaj të Ferizajt është një 89 vjeçar.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu ka thënë se i vrari është i lindur në vitin 1935.
Sipas saj, i dyshuari për vrasjen, një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë.
“Motivet ende nuk dihen”, tha Baftiu./reporteri












