Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë me detaje të rënda për vrasjen e axhës së Prindon Sadriut

18/08/2024 - 16:26
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë me detaje të rënda për vrasjen e axhës së Prindon Sadriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Paparaci ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, në të cilën janë sqaruar të gjitha detajet e vrasjes së Sadri Sadriut, axhës së Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në dosje thuhet se i pandehuri Jeton Misini i është vërsulur Sadriut, ndërsa i dyshuari Festim Ramadani me armë zyrtare automatike ka shtënë disa herë në drejtim të Sadriut. Këtë e ka bërë në prani të familjarëve të tij.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi” në fshatin Bibaj, komuna e Ferizajt, i pandehuri Festim Ramadani, për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalen në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri Jeton Misini, në dorë ka mbajtur një mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtimin e të ndjerit, kurse i pandehuri Festim Ramadani me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin Sadri Sadriu, dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe personat e tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ka vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Paparaci.

Në vendin e ngjarjes, sipas dosjes së Prokurorisë, ishin edhe dëshmitarët Ilir Sadriu, Arsim Sadriu dhe Naim Sadriu, të cilët kanë deklaruar se rreth orës 19:20, kanë arritur në vendin e ngjarjes së bashku me të ndjerin Sadri Sadriu.

Ata kanë deklaruar se për një moment, nga dy automjete të ndryshme kanë zbritur Festim Ramadani dhe Jeton Misin dhe posa kanë zbritur, Jetoni është vërsulur me një teshlicë në dorë, kurse Festimi ka shtënë me armë automatike në drejtim të të ndjerit Sadri Sadriu, i cili, për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria thotë se kjo dëshmi vërtetohet edhe nga provat materiale të siguruara në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq në një njoftim të shtunën pasdite, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Festim Ramadani dhe Jeton Misini, për rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.

Ndërkaq në një njoftim të mëhershëm të Prokurorisë të shtunën thuhet se ende nuk dihen motivet, por se po punojnë në koordinim me Policinë në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave.

JU REKOMANDOJMË

Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin-aq sa kanë minoritetet jo-serbe

Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin-aq sa kanë minoritetet jo-serbe
15/08/2026 - 21:29

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku e cilësoi ‘’mik’’ liderin e LDK’së,...

Më shumëDetails

Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara
15/08/2026 - 21:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e qershorit dhe duke këmbëngulur se protestat e fundit kanë një...

Më shumëDetails

Osmani, Abdixhiku e anëtarë tjerë të LDK-së bëhen bashkë në bjeshkët e Istogut

Osmani, Abdixhiku e anëtarë tjerë të LDK-së bëhen bashkë në bjeshkët e Istogut
15/08/2026 - 21:21

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë foto nga bjeshkët e Istogut, ku shihet të ketë qenë së bashku me disa anëtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”
15/08/2026 - 20:50

Xhavit Haliti, një prej figurave të hershme të organizimit politik e ushtarak të shqiptarëve ndaj regjimit jugosllav dhe më pas pjesëmarrës në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën
15/08/2026 - 20:42

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit pasi që ai e cilësoi ‘’mik’’ liderin...

Më shumëDetails

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
15/08/2026 - 20:34

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok fillimisht dërgohen për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë