Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Djali i ministres Arbërie Nagavci punësohet në “Termokos”

20/08/2024 - 16:56
në Kryesore, Lajme
A A
Djali i ministres Arbërie Nagavci punësohet në “Termokos”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punësimi i anëtarëve të familjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë në pozita publike shpesh ngre shqetësime për transparencën dhe integritetin në procesin e punësimit.

Siç raporton Demokracia.com djali i Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, së fundmi është punësuar në Ndërmarrjen Publike të Komunës së Prishtinës, “Termokos”.

Djali i ministres së Kurtit, Arbërie Nagavci, Shend Nagavci, është punësuar në Ndërmarrjen Publike të Komunës së Prishtinës, “Termokos”, si Kontrollor i Distribuimit. Demokracia.com e ka konfirmuar këtë punësim në ndërmarrjen “Termokos”, pasi ka kërkuar qasje në listën e të punësuarve të rinj, ku figuron edhe emri i Shend Nagavcit.

Që Shendi është djali i ministres Nagavci, duket qartë edhe nga postimet e saj në rrjetin social Facebook.

Ndërmarrja “Termokos” udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv, Fisnik Osmanin, i cili më parë kishte braktisur postin e asamblistit të LDK-së dhe ishte përzgjedhur si kandidati më i mirë në një konkurs për këtë pozitë. Nga ana tjetër, në një institucion që është nën udhëheqjen e ministrisë së Arbërie Nagavcit, konkretisht në Qendrën e Studentëve, Demokracia.com ka mësuar se është punësuar Besnik Osmani, një familjar i kryeshefit Fisnik Osmani.

Qendra e Studentëve nuk ka pranuar të japë përgjigje lidhur me këtë çështje. Me disa pyetje i është drejtuar edhe NP “Termokos” lidhur me këtë punësim dhe nëse ishte bërë ndonjë marrëveshje për ta punësuar djalin e ministres Nagavci.

Zyra për Informim e Termokosit ka dhënë këtë përgjigje:

“Duke iu referuar pyetjeve tuaja, me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë, ua konfirmojmë se Shend Nagavci ka filluar punën në NP “Termokos” nga 7.02.2024, pasi ka kaluar me sukses të gjitha procedurat e parapara me aktet ligjore në fuqi për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik. Shend Nagavci është vetëm njëri nga tre të punësuarit në pozitën kontroller distribuimi, si rrjedhojë e konkursit publik të shpallur më 13.12.2023, pasi që të tre kandidatët kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara me konkursin dhe me aktet ligjore në fuqi. Ju rikujtojmë se natyra e punës së NP “Termokos” është e fushës teknike dhe përveç kuadrit tejet të kualifikuar me nivel të lartë shkollimi dhe përvojë pune, për arsye se një pjesë e konsiderueshme e punës zhvillohet në terren, ndërmarrja aktualisht ka të punësuar 133 punëtorë me shkollim të mesëm (rreth 50% e të punësuarve). Për të qenë më të qartë, edhe personi i apostrofuar sikur edhe çdo i punësuar tjetër në NP

“Termokos” paraprakisht është dashur, që detyrimisht të përmbushë të gjitha kriteret e përcaktuara me konkurs, të kalojë me sukses të gjitha procedurat e përcaktuara me aktet ligjore në fuqi, para se Komisioni përzgjedhës të përpilojë listën e kandidatëve më të suksesshëm për secilën pozitë, të cilët në bazë të rezultatit të treguar kanë fituar të drejtën e nënshkrimit të kontratës së punës. Andaj, bazuar në punën me përgjegjësi të lartë të Komisionit përzgjedhës nuk e kemi të qartë për çfarë marrëveshje aludoni ju”.

Me pyetje i është drejtuar edhe ministres Nagavci lidhur më atë nëse ka pasur marrëveshje me kryeshefin Fisnik Osmani për punësime të ndërsjellta. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, Nagavci nuk ka kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

“Rreziku i konfliktit fizik, qëndrimi i ri i LDK’së”, kështu arsyetohet Dehari për mos thirrjen e seancës

“Rreziku i konfliktit fizik, qëndrimi i ri i LDK’së”, kështu arsyetohet Dehari për mos thirrjen e seancës
15/08/2026 - 16:20

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku dhe të gjejnë një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës...

Më shumëDetails

Vezir Haziraj del me video të re: Do të…

Vezir Haziraj del me video të re: Do të…
15/08/2026 - 16:04

Vezir Haziraj, i cili është në kërkim nga policia, ka publikuar një video të re. Aty Haziraj thotë se do të dorëzohet në polici. “Për hatër të shumë...

Më shumëDetails

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, MPJD u bën thirrje kosovarëve atje që të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë
15/08/2026 - 16:03

Ministria e Jashtme ka njoftuar se shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i është caktuar 30 ditë paraburgim në Serbi pas arrestimit atje. MPJD, ka shtuar edhe se lidhur...

Më shumëDetails

Klinika turke e flokëve “Akel Clinic” sfidon shtetin e Kosovës, vazhdoi punën midis Prishtinës edhe përkundër pezullimit të veprimtarisë shëndetësore

Klinika turke e flokëve “Akel Clinic” sfidon shtetin e Kosovës, vazhdoi punën midis Prishtinës edhe përkundër pezullimit të veprimtarisë shëndetësore
15/08/2026 - 15:56

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

PDK sërish i kërkon Deharit të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
15/08/2026 - 15:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Uran Ismaili ka deklaruar se Kosova po kalon nëpër një situatë të rëndë institucionale, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i...

Më shumëDetails

“Ramushi dhe Albini duhet të gjejnë rrugën e pajtimit politik”

“Ramushi dhe Albini duhet të gjejnë rrugën e pajtimit politik”
15/08/2026 - 15:28

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke dënuar gjuhën fyese dhe përçarëse të përdorur gjatë seancës. Mehaj ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë