Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinika turke e flokëve “Akel Clinic” sfidon shtetin e Kosovës, vazhdoi punën midis Prishtinës edhe përkundër pezullimit të veprimtarisë shëndetësore

15/08/2026 - 15:56
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Klinika turke e flokëve “Akel Clinic” sfidon shtetin e Kosovës, vazhdoi punën midis Prishtinës edhe përkundër pezullimit të veprimtarisë shëndetësore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor “Akel Clinic L.L.C.”, Ambulancë Specialistike Dermatologjike me themelues Mustafa Akel është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info, thuhet se qëllimi i inspektimit kishte të bënte me verifikimin e vendimit për pezullimin e veprimtarisë shëndetësore të “Akel Clinic”, që operon në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë.

“Inspektimi u zhvillua në prani të Znj. Vineta Zhushi – Baçelor i Shkencave në Infermieri. Na u prezantua licenca valide e institucionit dhe licenca valide e Znj. Vineta Zhushi – Baçelor i Shkencave në Infermieri. Institucioni ishte i licencuar me Nr. 154/2025 valide deri me datë 23.04.2030. Në kohën e inspektimit IPSH “Akel Clinic L.L.C”, Ambulancë Specialistike e Dermatologjisë ishte i hapur dhe ofroheshin shërbime shëndetësore. Shërbimet shëndetësore ofroheshin nga Znj. Vineta Zhushi – Baçelor i Shkencave në Infermieri, e cila nuk figuronte e lajmëruar në DLA-MSH. Në kohën e inspektimit Znj. Vineta Zhushi ishte duke ofruar shërbim shëndetësor, trajtim me PRP tek me iniciale S.C.”, thuhet në vendim.

Pra, përkundër që veprimtaria shëndetësore e “Akel Clinic” ishte pezulluar, ky institucion shëndetësor vazhdonte kundërligjshëm veprimtarinë, madje edhe me staf shëndetësor të kundërligjshëm, pasi që Vineta Zhushi nuk ishte lajmëruar e as licencuar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përkundër këtyre shkeljeve flagrante dhe refuzimit të zbatimit të vendimeve të institucioneve shtetërore të Kosovës nga klinika e turkut Mustafa Akel, “Akel Clinic” është gjobitur vetëm me 2 mijë euro Inspektorati Shëndetësor.

Në vendimin e siguruar nga Veriu.info nuk shkruan se kësaj klinike t’i jenë vendosur shiritat e ndërprerjes së veprimtarisë.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Akel Clinic L.L.C.” për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Kush është “Akel Clinic L.L.C.”?

“Akel Clinic” është kompani e themeluar në Kosovë në vitin 2024 si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar nga shtetasi turk Mustafa Akel, i cili zotëron 100% të aksioneve në këtë kompani.

Për dallim nga dokumentet zyrtare të Ministrisë së Shën detësisë, ku shkruan se themelues i kësaj klinike është Mustafa Akel, në ueb-faqe e “Akel Clinic” shkruan se themeluese është Dr. Gönül Kiracı. Nga kjo mund të konkludohet se “Akel Clinic” ose ka bërë deklarim të rrejshëm nga organet e shtetit, ose po deklaron rrejshëm themeluesin e insitutcionit në ueb-faqe.

Aktivitet kryesor biznesor kjo klinikë ka të regjistruar aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ndërsa si aktivitet dytësor në ARBK ka të lajmëruar aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut.

Në realitet “Akel Clinic” kryesisht merret me transplant të flokëve, ndërsa në ueb-faqen e kompanisë shkruan se ofron edhe shërbime estetike shëndetësore Botox, produkt ky që nuk ka licencë nga asnjë kompani të hyjë ne tregun e Kosovës, e rrjedhimisht as ligjërisht nuk mund të injektohet te pacientët.

LEXONI EDHE:

Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

Tags: Akel ClinicGönül KiracıMustafa Akel

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
14/09/2026 - 19:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka...

Më shumëDetails

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor
14/09/2026 - 19:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor, duke deklaruar se “ka ende punë për të...

Më shumëDetails

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë
14/09/2026 - 19:13

Një grup i grave veterane dhe bashkëluftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar aksion simbolik tek “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po...

Më shumëDetails

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve
14/09/2026 - 19:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i...

Më shumëDetails

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje
14/09/2026 - 18:55

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për President. Ai ka thënë se ishte ftuar nga VV dhe LDK pas diskutimeve për një emër. Tutje Sejdiu...

Më shumëDetails

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës
14/09/2026 - 18:28

Sipas “Statistik Austria”, në vitin 2025 në Austri jetonin mesatarisht rreth 2,55 milionë njerëz me prejardhje migratore. Kjo shifër përfaqëson 28 për qind të popullsisë së përgjithshme. Krahasuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë