Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ragip Xhaka zgjedhet Kryetar i degës së PDK-së në Zvicër

14/05/2022 - 19:13
në Kryesore, Lajme
A A
Ragip Xhaka zgjedhet Kryetar i degës së PDK-së në Zvicër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me bashkëpunëtorë, ka qëndruar sot në Aargau të Zvicrës, ku u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së, pas një pune disa mujore për themelimin e nëndegëve të PDK-së në Zvicër kudo ku jetojnë shqiptarët.

Pas pjesës së parë ceremoniale, Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Zvicër vijoi me zgjedhjet e strukturave udhëheqëse, kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër u zgjodh Ragip Xhaka, një aktivist i kahershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh babai i dy prej sportistëve shqiptarë, Granit e Taulant Xhaka.

Gjatë fjalimit të tij, Krasniqi falënderoi bashkatdhetarët për pritjen madhështore duke thënë se mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qysh para gati 30 vitesh tashmë, pikërisht këtu në Zvicër, liderët tanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, bashkë me ju e shumë atdhetarë të tjerë si ju, kanë qenë duke punuar ditë e natë, për ta ngritur UÇK-në e përmes saj, lirinë e Kosovës. Prandaj, ne nuk harrojmë të shprehim respektin e thellë dhe mirënjohjen e përjetshme për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në arritjen e lirisë dhe ngritjen e shtetit tonë të pavarur.”, tha ai.

Krasniqi tha se mërgata ndër vite është bërë për shtyllë për shoqërinë duke ndihmuar ekonominë e Kosovës dhe duke ndërtuar fizionominë e saj.

“Por, çka është më e rëndësishmja, ju e keni sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit kosovar, secilit shqiptar kudo që është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës, e fushave të tjera këtu në Zvicër. Po ashtu, plot ndërmarrës e biznesmenë të suksesshëm që janë bërë shembull i punës e përkushtimit në Zvicër, na nderojnë edhe neve në Kosovë. Na bën krenarë fakti se ju në Zvicër, jeni integruar në këtë shtet më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, pa e shkëputur as edhe më të voglin element që ju lidhë me Kosovën, me kombin tonë dhe njerëzit tuaj atje. E po aq shumë krenohemi me të rinjtë e të rejat që janë arsimuar e po arsimohen, e të cilët, përveç që janë bërë kampionë në punë në shumë drejtime, tash kanë filluar me qenë pjesë erëndësishme e drejtimit të shtetit zviceran në shumë nivele.”, u shpreh kryetari i PDK-së.

Krasniqi tha se nëse ka një parti në Kosovë që ka për çfarë të krenohet, ajo është PDK-ja, sepse nuk e ka ndalur asnjëherë punën, përkundër përpjekjeve për ta sabotuar dhe penguar.

“Prandaj, rikthimi ynë në mërgatë nuk është rikthim i as përkohshëm e as sezonal. Është rikthim reformues, sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Sot nuk po përfundon asgjë. Po përmbyllet një punë e jashtëzakonshme për të cilën dua ta falënderoj personalisht dhe individualisht secilin që ka kontribuar që nga dita e parë që ka filluar ky angazhim e deri sot, të gjithë juve që jeni organizuar anë e mbanë Zvicrës, nëpër të gjitha kantonet dhe të gjithë juve që keni ardhur sot si delegatë, për të përfaqësuar vullnetin politik të kolegëve tuaj që ju kanë deleguar këtu. Po e them sot asgjë s’do të përfundojë. Përkundrazi! Sot po nis një fillim i ri i angazhimit tonë të madh në Zvicër. Në çdo kanton e qytet. Bashkërisht. Për vendin tonë, për shtetin tonë dhe për të ardhmen tonë.”, shtoi ai.

Kryetari i PDK-së tha se ky mision i partisë nuk mund të arrihet vetëm, dhe këtu nuk ka dallim mes atyre që jetojnë në Kosovë dhe jashtë saj, sepse dashuria për Kosovën është e njëjtë.

“Ju ftoj që të hapeni e t’i jepni hapësirë PDK-së dhe strukturave të saj që të plotësojmë njëri-tjetrin aty ku mundemi e së bashku të punojmë për Republikën e Kosovës, e cila për të gjithë qytetarët është mundësi dhe për të gjithë të rinjtë e të rejat do të bëhet perspektivë. Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka. Dilemë së kush mund ta prodhojë një të ardhme prosperuese nuk duhet të ketë. Këtë do ta bëjmë së bashku, si bashkëkombës e bashkatdhetarë, nën vlerat, vizionin dhe siglën e Partisë Demokratike të Kosovës.”, theksoi Krasniqi.

Nga shteti mik i Zvicrës, punimet e Kuvendit të Degës i nderoi me praninë e saj deputetja e Parlamentit të Konfederatës së Zvicrës, Marianne Binder-Keller.

Ajo tha se organizimi kaq i madh i Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër i shërben bashkimit të qytetarëve dhe organizimin e tyre në aktivitete të ndryshme shoqërore.

Deputetja Marianne Binder-Keller tha se shteti i Zvicrës do të vazhdojë ta ndihmojë shtetin e Kosovës dhe do ta thellojë bashkëpunimin në gjitha fushat.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica,gjatë fjalës së tij tha se mërgata është pjesa më e rëndësishme e të gjitha proceseve, të cilat janë zhvilluar në hapësirën shqiptare.

Sipas Reçicës, pa kontributin, pa angazhimin dhe pa mbështetjen e mërgatës, Kosova nuk do të mund të çlirohej e të zhvillohej.

“Mërgata ka kontribuar dhe kontribuon në lidhjet mes shteteve tona, mes shtetit të Zvicrës, të cilin e falënderoj shumë dhe jam shumë mirënjohës për mbështetjen dhe për strehimin që ua ka bërë njerëzve tanë. Por, njëkohësisht e falënderoj shumë për mundësitë që ua ka krijuar që sot mërgata jonë të jetë pjesë shumë e rëndësishme e Konfederatës së Zvicrës.”, tha Reçica.

Ai theksoi se asnjë çështje me rëndësi dhe me vlerë për Kosovën, nuk do të kalojë pa u diskutuar me mërgatën dhe se PDK do të përpiqet që të krijojë kushte që afaristët nga mërgata të kontribuojnë në Kosovë.

Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Zvicër sot ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe më pas do të vijojnë edhe zgjedhjet për Kryesinë e Degës.

JU REKOMANDOJMË

Isa Mustafa kundër bashkëpunimit LDK-VV: “Pse LDK duhet ta sjellë qeverinë në 80 vota?”

16/08/2026 - 14:49

Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen, duke thënë se shqetësimi i tij nuk është oferta e Kurtit. “Pse LDK duhet të angazhohet...

Më shumëDetails

Kuvendi me dyer të mbyllura, Administrata jep sqarime

100 deputetët shqiptarë që kanë siguruar deri më tani ulëse në Kuvendin e Kosovës
16/08/2026 - 14:35

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka reaguar lidhur me situatën e krijuar të dielën, pasi deputetët e PDK-së u paraqitën në Kuvend dhe kërkuan vazhdimin e seancës konstituive....

Më shumëDetails

Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar
16/08/2026 - 13:50

Janë publikuar pamje nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesithotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, ku pushuesit u përballën me flakëdhe tym të dendur. Në...

Më shumëDetails

Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës

Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës
16/08/2026 - 13:25

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se shteti po mbahet peng nga kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi gjeti dyert e...

Më shumëDetails

Sulmohet me armë zjarri një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
16/08/2026 - 13:15

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Pejë, në rrugën “Wesley Clark”. Një person ka qenë cak i sulmit, por që ende nuk dihen arsyet e...

Më shumëDetails

“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë

“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë
16/08/2026 - 12:59

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu tha se “pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara”. Konstituimi i Kuvendit është lehtësisht...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë