Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

15/11/2026 - 16:28
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion antidrogë në rajonin e Prishtinës, ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të kokainës. Gjatë operacionit janë sekuestruar substanca narkotike dhe asete në vlerë rreth 301 mijë euro.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni i koduar “Heshtja” është zhvilluar më 14 nëntor, pas një hetimi të gjatë me masa të veçanta hetimore, që ka zbuluar dyshimet për funksionimin e një grupi të organizuar me strukturë hierarkike, nga drejtuesit deri te shpërndarësit e narkotikëve në rrugë.

Gjatë operacionit janë bastisur disa lokacione, janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, sasi të tjera të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë, substancë të panjohur dhe tableta të dyshuara të ekstazisë.

Po ashtu, janë sekuestruar rreth 16 mijë euro në valuta të ndryshme, gjashtë vetura, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VW Tiguan, si dhe ora luksoze të markave Rolex dhe Franck Muller, stoli, telefona dhe pajisje elektronike.

Në mesin e sendeve të sekuestruara janë edhe një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e narkotikëve.

Veriu.info mëson se në mesin e personave të arrestuar është edhe Jeton Stanovci, i cili dyshohet se ishte drejtues i grupit që është goditur nga operacioni i koduar “Heshtja”.

Ndryshe, personat e tjerë të arrestuar në kët aksion janë edhe: Astrit Haraqija, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku, Gëzim Feka dhe Baftije Feka./Veriu.info

Foto: Jeton Stanovci
Foto: Jeton Stanovci

JU REKOMANDOJMË

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes
15/11/2026 - 15:58

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë. Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë aksidentin e rëndë. Ende nuk dihet nëse ka persona të...

Më shumëDetails

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?
15/11/2026 - 15:42

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14 nëntor në rajonin e...

Më shumëDetails

Operacioni antidrogë “Heshtja”, flet avokati i të arrestuarit Astrit Haraqija

Operacioni antidrogë “Heshtja”, flet avokati i të arrestuarit Astrit Haraqija
15/11/2026 - 15:29

Avokati i ish-ministrit të Kosovës, Astrit Haraqija, Korab Bokshi, ka konfirmuar se klienti i tij është ndaluar për 48 orë pas arrestimit në kuadër të operacionit policor “Heshtja”,...

Më shumëDetails

Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës
15/11/2026 - 15:18

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor 2026 në rajonin...

Më shumëDetails

Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija
15/11/2026 - 15:00

Pesë persona, në mesin e tyre edhe ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, siç raportoi ekskluzivisht Veriu.info, janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Heshtja”, i cili...

Më shumëDetails

“Vëllai jem, jeta pa ty është e vështirë” – mesazhi prekës i motrës së Altin Kryeziut, tre muaj pas vdekjes së tij

“Vëllai jem, jeta pa ty është e vështirë” – mesazhi prekës i motrës së Altin Kryeziut, tre muaj pas vdekjes së tij
15/11/2026 - 14:50

Kanë kaluar tre muaj që nga vdekja e zyrtarit policor, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi u godit nga një veturë gjatë kryerjes së detyrës në Malishevë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë