Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbët në veri me thirrje për bojkot të bizneseve shqiptare: “Mos ju ofroni Meridianit”

28/08/2024 - 09:01
në Kryesore, Lajme
A A
Serbët në veri me thirrje për bojkot të bizneseve shqiptare: “Mos ju ofroni Meridianit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas hapjes së disa bizneseve në pjesën veriore të Kosovës, televizioni ka siguruar thirrje të cilat po bëhen në rrjete sociale për të bojkotuar bizneset e shqiptarëve ku edhe janë kërcënuar qytetarët e komunitetit serb se nëse frekuentojnë këto biznese do të fotografohen dhe sanksionohen. Një pronar i një biznesi i cili vepron në veri të Mitrovicës tash e shumë vite i tha televizionit se nuk kanë hasur deri më sot në probleme të tilla ndonëse në biznesin e tyre kanë të punësuar edhe nga radhët e komunitetit serb. Policia thotë se nëse hasin në raste të tilla do të veprojnë.

Punimet i kanë nisur tash e 1 muaj.

Ngjashëm kanë punuar edhe disa biznese shqiptare në veri të Mitrovicës.

Ndonëse disa prej tyre tashmë janë hapur, ka disa thirrje kundër bashkëpunimit nga komuniteti serb, që po qarkullojnë ditëve të fundit.

Tëvë1 ka siguruar mesazhe ku iu kërkohet qytetarëve të komunitetit serb të bojkotojnë bizneset shqiptare, duke i kërcënuar sic thuhet, “përmes fotografive për t’u sanksionuar pastaj” nëse hyjnë në këto biznese, referuar një marketi që është hapur së fundi.

“Edhe njëherë, i lusim njerëzit tanë të mos afrohen “meridianit”, të gjithë ata që afrohen do të fotografohen dhe të sanksionohen ashpër! Duhet unitet”, thuhet në njërën prej mesazheve.

“Në bazë javore ne i kërkojmë njerëzve tanë që të mos afrohen, të gjithë ata që afrohen do të fotografohen, dhe të sanksionohen rreptësisht”.

E një menaxher biznesi në veri të Mitrovicës, thotë për Tëvë1 se tash e 20 vite që vepron në komunat veriore, nuk kanë hasur në bojkot nga komuniteti serb.

Sipas Gylshen Potokut, rasti i vënies së zjarrit në këtë biznes ende nuk është zbardhur.

“Zyrtarisht në këtë pjesë ku jemi tash jemi tash e katër vite, në kohën e pandemisë kemi dal këtu, si biznes i regjistruar, punëtorë të komunitetit serb ka, punëtorë të komunitetit boshnjak dhe gjithashtu shqiptar. Bojkot nuk ka pas asnjëherë sepse nevojat e tyre i kemi mbushur gjithëherë dhe kemi qenë në shërbim të tyre. Përveç rastit që na janë djegur maunat, nuk ka pasur problem , situata për momentin është e qetë”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryesuesi i kuvendit komunal, Nexhat Ugljanin, nuk i përjashton edhe protestat.

“Janë disa thirrje për bojkot përmes disa portaleve, të cilët po funskionojnë në pjesën veriore. Duhet me qenë të përgatitur për qato llojë protesta dhe bojkotimi në mënyrë demokratike. Serbëve ju duhet integrimi sepse ajo që ka qenë më herët me marrëveshjen e Brukselit nuk ka ndodhur integrimi duhet me ndodh hap pas hapi”, tha ai.

E zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se do të shqyrtohen këto mesazhe për të cilat u njoftua nga televizioni.

“Policia e Kosovës për së afërmi i shikon këto elemente që ju po i përmendni, aty ku ka elemente për të hapur rast ne e bëjmë dhe marrim masa që siguria të jetë në nivel në qytetin e Mitrovicës së veriut, ose në veri të vendit në përgjithësi, me prokuror dhe hetimet do të vlerësohet si të veprohet tutje”, tha Elshani.

Së fundi në komunat veriore kanë filluar të hapen biznese nga sipërmarrës shqiptarë.

JU REKOMANDOJMË

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
13/08/2026 - 21:47

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në Shkup në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Hoxhaj ishte pjesë e panelit...

Më shumëDetails

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
13/08/2026 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë...

Më shumëDetails

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve
13/08/2026 - 20:31

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë.LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Mustafa ka kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë