Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria

28/08/2024 - 16:03
në Kryesore, Lajme
A A
Të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të 218-të, në të cilën ka miratuar e marrë këto vendime.

Më poshtë janë vendimet:

1. Miratimi i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Synimi jonë se do të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës po jetësohet me miratimin e Projektligjit për sigurim shëndetësor. Njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale që ndihmon për të zvogëluar varfërinë dhe pabarazitë.

Përmes miratimit të këtij projektligji që e kemi përcaktuar si prioritet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030 dhe në Programin e Qeverisë, po e arrijmë edhe një zotim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Projektligji për sigurim shëndetësor do të kontribuoj në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit, së këndejmi edhe në mirëqenien e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, duke ulur varfërinë dhe pabarazinë e shkaktuar nga shpenzimet shëndetësore.

2. Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për përcaktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës, në nivelin prej 2.00 € (dy euro) për një orë pune të rregullt, apo 350.00 € (treqind e pesëdhjetë euro) bruto në muaj për punë me orar të plotë. Ky vendim fillon së zbatuari nga data 1 tetor 2024. Vendimi obligon Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin e Punës për zbatimin e tij. Kjo pagë minimale e re, do të prekë mbi 150 mijë të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro në muaj. Ky veprim është veçse edhe një hap tjetër në kuadër të masave të shumta që si qeveri kemi ndërmarrë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

3. Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, jep mendim lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete”. Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot. 652 të datës 24.05.2024, jep mendim lidhur me nismën legjislative për “Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete”, si në vijim:

Vlerësohet se nisma legjislative synon Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit r.05/L-132 për Automjete, në mënyrë që të krijojë një kornizë rregullative duke plotësuar dhe ndryshuar nenet e caktuara, duke iu përmbajtur standardeve të BE-së. Vlerësohet se nga aspekti i ndikimit buxhetor “Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete”, nuk do të ketë kosto shtesë buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

4. Vendimin për aprovimin e Manualit për Konsolidimin e Akteve Juridike në Republikën e Kosovës. Përmes këtij Manuali institucionet e vendit do të përfitojnë në qasjen më të lehtë dhe më të shpejtë në legjislacionin tonë. Konsolidimi i akteve juridike kontribuon në një sistem ligjor më funksional, të besueshëm dhe të qasshëm. Konsolidimi i akteve juridike ka si qëllim që të centralizojë dhe unifikojë aktin juridik në fuqi me ligjin për ndryshimin-plotësimin, në një tekst të vetëm dhe koherent.

5. Vendimin për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale, me qëllim të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.’’ Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt e stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre. Ndërtimi i këtij kompleksi është një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes dhe kontributit në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë.

6. Aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024, për kryerjen e obligimeve për shpronësimin e pronave.

7. Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë. Në këto vite të qeverisjes sonë, Republika e Kosovës ka thelluar e avancuar partneritetin dhe bashkëpunimin me shtete të ndryshme të Evropës dhe me gjerë, me ç’rast tashmë kemi shumë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar të nënshkruara me vende të tilla. Në këtë linjë, në frymën e thellimit të raporteve dypalëshe në fushën e drejtësisë me shtetet e Evropës është propozuar edhe kjo pikë. Republika e Kosovës është shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që lidh marrëveshje të re në këtë fushë me Mbretërinë e Suedisë.

8. Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë. Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Suedisë gjithashtu janë pajtuar që të avancohet tutje bashkëpunimi edhe në fushën e ekstradimeve në mes të dy vendeve.

9. Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë. Duke marrë për bazë aspiratën dhe zotimin e Republikës sonë në afirmimin e vlerave evropiane në bashkëpunim bilateral, në kuadër të tri marrëveshjeve me Mbretërinë e Suedisë, është edhe ajo për Transferimin e Personave të Dënuar.

10. Aprovimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektin “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Mbështetje për KMDK” .

11. Aprovimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektin “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Zgjerimi i Deponisë në Pejë”.

12. Miratimi i draftit të Koncept-dokumentit për “Kooperativat Bujqësore”. Ky draft koncept-dokument përfshin një përshkrim të hollësishëm të politikës dhe kornizës ligjore ekzistuese. Po ashtu ka identifikuar problemet në çështjet të cilat kanë penguar në menaxhimin e drejtë e të qëndrueshëm të Kooperativave Bujqësore.

13. Është aprovuar kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e mjeteve të transferuara në buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë prej njëqind e gjashtë mijë e tetëdhjetë e tetë euro e njëzetë cent (106,088.20 €). Këto mjete buxhetore merren nga kodi i pranimit të këtyre të hyrave dhe nga llogaria kryesore e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe kthehen në llogarinë e Ndërmarrjes Shoqërore “Theranda”, me qëllim që ndërmarrja shoqërore të ketë mjete të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat kreditore dhe për të mbuluar shpenzimet e likuidimit, sipas prioriteteve të përcaktuara në nenin 40 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

14. Aprovimi i propozim-vendimit për emërimin e Komisionit ad-hoc të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese: Drejtor (ekzekutiv) i Përgjithshëm në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

15. Miratimi i propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtares student të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare për Akreditim. Ky propozim buron nga lista e kritereve që Agjencia Kosovare e Akreditimit duhet të përmbushë për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA ), e po ashtu edhe në Regjistrin Evropian për Rritjen e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Zgjedhja e një anëtari student në këtë Këshill siguron harmonizimin e strukturave tona me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

16. Miratimi i propozim-vendimit për listën e aplikimeve për rundin e 31-të të granteve të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor. Thirrja për këtë raund është hapur më 2 korrik, ndërsa afati final për dorëzimin e aplikimeve nga vendet përfituese është data 6 shtator e këtij viti. Pas marrjes së propozimeve nga institucionet e linjës dhe konsultimeve vijuese, të premten e kaluar, më 23 gusht, Komisioni për Planifikim Strategjik, ka përkrahur listën e aplikimeve. Në listën e aplikimeve janë dy projekte nga sektori i infrastrukturës digjitale, të paraqitura nga Ministria e Ekonomisë dhe dy nga sektori i mjedisit, të paraqitura nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

17. Qeveria ka miratuar edhe vendimin për afatin e regjistrimit të Diasporës, përmes portalit e-Diaspora, i cili shtyhet deri më datën 31 Dhjetor 2024.

18. Gjithashtu është miratuar dhe Projekt-rregullorja për kompensimin e anëtareve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës që e ushtrojnë detyrën jashtë vendit. Çështja kryesore e trajtuar me këtë Projekt-rregullore është përcaktimi i vlerës, kushteve, mënyrës dhe procedurës për përfitimin e kostos së jetesës dhe kompensimeve të tjera të anëtarëve të shërbimit të jashtëm që e ushtrojnë detyrën jashtë vendit si dhe kompensimi dhe mbulimi i shpenzimeve operacionale.

19. Vendimin për zgjatjen edhe për gjashtë muaj të mandatit të Komisionit për verifikim të diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut.

JU REKOMANDOJMË

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
13/08/2026 - 21:47

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në Shkup në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Hoxhaj ishte pjesë e panelit...

Më shumëDetails

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
13/08/2026 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë...

Më shumëDetails

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve
13/08/2026 - 20:31

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë.LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Mustafa ka kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë