
“Nuk jemi t’u e ditë juridikisht çka është t’u ndodh dhe kur është t’u ndodh”, tha Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, referuar rritjes së pagës minimale në 350 euro, kur hiç më larg se dje u tha të ishte rritur për 250 euro, ndërsa për këtë ndryshim, sipas tij, nuk është konsultuar e as bashkërenduar me sektorin privat.
“Jemi në mjegull. E para, merret vendimi për m’u caktu paga 350 euro. Thuhet që paga minimale do të lirohet nga tatimi në të ardhura personale. Për m’u ba një lirim i të ardhurave personale duhet mu bë një plotësim/ndryshim i ligjit për të ardhurat personale. E ndryshimi i ligjit merr kohë”, tha Rafuna.
“Sot nuk ka paralajmëru Hekuran Murati se do të ketë plotësim/ndryshim të ligjit për të ardhura personale. Por, thotë që paga minimale do të hyjë në fuqi prej 1 tetorit. Çka tash? A liriohet prej tatimi ky që ka qenë dje? E dallimi tash ky mes 250 dhe 350, a do të tatimohet? Apo jo? Kemi pasiguri juridike”.
Rafuna e quajti brengosëse vendimmarrjen thjesht-ashtu të qeverisë kosovare, për çka tha se shqetësimi është se “çfarë vendimi do të merret nesër” në këso situatash të pasigurta.
“P.sh: dje e patëm rritjen e pagës në 250, lirimi nga tatimi i të ardhurave personale; ndërsa sot çohesh nëmëngjes dhe e sheh që është vendim i qeverisë me shku në 350. Nesër nuk jemi të sigurt çka ka me ndodh, çfarë vendimi do të sillet nesër. Kështu që është një pasiguri juridike, se çfarë vendimesh do të merren pa u konsultuar me sektorin privat”, tha Rafuna në TV Dukagjini.
“Për neve në sektorin privat është brengosëse moskonsultimi, një procedurë e hapur e transparente, dhe duke marrë parasysh edhe opinionin e biznesit, për t’i dhënë mundësi biznesit për t’u përgatit dhe për ta implementu vendimi që është marrë sot. Dihet që çdo vendim që merret më së miri zbatohet kur mirret në bashkërendim edhe me palët implementuese. Sot vërejtjen e kemi pas te mënyra se si po sillet vendimi, si po sjellin ligjet”, tha Lulzim Rafuna.











