Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xani: Çështja e Urës së Ibrit mund t’a eskalojë situatën, Kurti duhet të koordinohet me SHBA-të!

29/08/2024 - 12:10
në Lajme
A A
Xani: Çështja e Urës së Ibrit mund t’a eskalojë situatën, Kurti duhet të koordinohet me SHBA-të!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, Posta e Kosovës, ka hapur degën e saj në Veri të Mitrovicës.Përveç saj, ditët e fundit, në pjesën veriore janë hapur edhe disa biznese me pronarë shqiptarë.

Në vazhdimësi po deklarohet nga Qeveria dhe Kryeministri se janë duke punuar edhe për hapjen e Urës së Ibrit.Po ashtu pas ardhjes së Kurtit në pushtet, në katër komunat në veri u vendosën kryetarët shqiptarë, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën atje.

Pos si po shihen ndryshimet në Veri pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet?Njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani, tha se ndryshimet në veri janë të dukshme por se duhen integrime dhe procese të përhershme.

Xani tha për “Gazeta Blic” se suksesi i plotë arrihet atëherë kur t’i bindim serbët lokalë se duhet ta shohin Koosvën si vendin e tyre.“Ndryshimet në Veriun e Kosovës janë evidente por duhen integrime dhe duhen procese të përhershme të cilat nuk mund të rrënohen me një vendim politik.

Nëse e krahasojmë me vitin 2014 dhe 2024 atëherë kemi patur rezistencë të madhe nga serbët lokalë dhe grupet kriminale. Por pas vitit 2014 ose në atë periudhë kishim marrëveshjet për integrimin e serbëve në institucionet lokale të Kosovës dhe pas këtij veprimi në vitin 2023 kemi bojkot të këtyre institucioneve por kemi instalim të strukturave të sigurisë dhe kemi pothuajse eleminim ose zvogëlim institucioneve paralele atje, mbyllje të tyre, të cilat i kemi parë por nuk kanë patur rezistencën e vitit 2014.

Prandaj në një anë kemi aspekt pozitiv por në anën tjetër bojkoti i institucioneve disi e deeintegron komunitetin atje. Konsideroj se suksesi i plotë konkretizohet atëherë kur arrijmë t’i bindim serbët lokalë që duhet parë nga Prishtina dhe që duhet ta shohin Kosovën si vend të tyre, institucionet e Kosovës duhet të llogariten si institucione për të marrë shërbime dhe jo për t’i llogaritur si institucione ‘uzurpatore’” tha Xani për “Gazeta Blic”.

Ai tha se Qeverisë së Kosovës i mbetet edhe shumë punë për të bërë në pjesën veriore.I njëjti potencoi se Kryeministri Kurti, me disa veprime të tij shpeshherë ka shkuar në limite gjë që mund të eskalojë situatën atje.

Xani tha se për veprime të tilla duhet të ketë koordinim të plotë me SHBA-të.“Prandaj në këtë frymë, Qeverisë së Kosovës, i mbetet jashtëzakonisht punë për të bërë dhe duhet të synojë përveç instalimit të mbylljes së institucioneve ilegale dhe prezantimit të institucioneve kushtetuese dhe ligjore të Kosovës atje, është në interes që të kemi të qëndrueshme si situatë.

Kryeministri Kurti shpesh me disa veprime ka shku deri tek limitet ku mund të eskalojë situata por fatmirësisht deri më tani nuk ka patur një eskalim që do të kthejë të gjithë procesin pas.Prandaj disa veprime që mund të jenë deri në limite duhet të kenë koordinim të plotë me SHBA-të me qëllim që të kemi sukses. Pra mund të themi se çështja e Urës së Ibrit pak a shumë është tek ato limitet që mund ta eskalojë situatën dhe në kete kuptim nëse nuk e kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve është vështirë për të realizuar një proces paqësor” tha Xani në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë