Një histori sa intriguese, aq edhe e mistershme, përplot ngjarje të pazbuluara, kjo është historia e familjes Haklaj në Tropojë me kryeprotagonistin Fatmir Haklaj.
Veriu Tv sjellë ekskluzivisht dokumentarin nga brenda kullës së Haklajve në Tropojë të Shqipërisë, e njohur edhe si Malësia e Gjakovës.
Kemi dëgjuar rrëfime të ndryshme e perspektiva të shumta mbi ngjarjet e viteve 1998 e tutje ku ishte përfshirë familja Haklaj, si njëra nga familjet më të njohura të Tropojës, por për herë të parë do të sjellim pamje ekskluzive nga brenda kullës së Fatmir Haklajt bashkë me historinë e frikshme të këtij njeriu.
Në çfarë gjendje është sot kulla e Haklajve, pra në vitin 2024, cila është gjendja e varrezave të vëllezërve Haklaj, po cila ishte kafiteria ky motra e Haklajve nxori kallashnikovin duke lënë të vdekur Rasim Llumneshin? Këto përgjigje i gjeni në dokumentarin ekskluziv të Veriu TV.
Dokumentari shfaqet ditën e diel duke filluar nga ora 18:00.
Më poshtë ju sjellim Promon:












