Caktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta nacionale ka aktivizuar partitë politike që të fillojnë përgatitjet e menjëhershme.
Lëvizja Vetëvendosje qendra në Mitrovicë ka thirrur mbledhje të kryesisë me asamblistë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në ftesën e siguruar nga gazeta shihet se mbledhja është e obligueshme.
Siç mëson Veriu.info nga burimet e saj në këtë mbledhje pritet të fillojnë përgatitjet për zgjedhje nacionale.
Po ashtu mësohet se temë diskutimi do të jenë edhe emrat e mundshëm për kandidatë për deputetë nga radhët e qendrës së VV-së në Mitrovicë.













