Imer Imeri ka folur në Hagë për takimin me ish-presidentin Thaçi.
Ai ka deklaruar se Thaçi i kishte shprehur keqardhje për rastet që i kishin ndodhur.
“Më ka thënë se nuk e ka ditur. Takimi ka qenë në fund të vitit 2016. I vetmi Thaçi që ka kërkuar në media të zbulohen këto raste”, tha ai.
Imeri po vazhdon dëshminë, me marrjen në pyetje nga avokatët.