Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi pret në takim ambasadoren Boven, thekson nevojën për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

04/09/2024 - 14:32
në Kryesore, Lajme
A A
Bislimi pret në takim ambasadoren Boven, thekson nevojën për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur sot në takim njoftues ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në komunikatë bëhet e ditur se Bislimi dhe ambasadorja Boven në takimin e tyre të parë folën për mundësitë dhe vullnetin për t’i thelluar edhe marrëdhëniet mes të dyja shteteve, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Në fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet e fundit në fushën e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet rajonale. Boven ndër të tjera u njoftua rreth qeverisjes së deritanishme, rezultatet në fushën e sundimit të ligjit, indikatorët ekonomikë, përparimin demokratik, si dhe për procesin e dialogut, reformat evropiane, dhe hapat e fundit para dorëzimit formal të Planit të Rritjes te Komisioni Evropian.

Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia dhe nevoja për largimin e menjëhershëm të masave të BE-së ndaj Kosovës në mënyrë që vendi ynë të arrijë potencialin maksimal të agjendës evropiane, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Evropian, përveç se Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, për partneritet dypalësh dhe për kontributin e ambasadës së Holandës në fuqizimin e shoqërisë civile në vend, ndërkaq ambasadores Boven i uroi suksese në detyrën e saj të re dhe mirëseardhje në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, opozita të mos e shënjestrojë

Haxhiu: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, opozita të mos e shënjestrojë
13/08/2026 - 12:05

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike dhe përplasjeve në Kuvendit të Kosovës. Haxhiu ka thënë se mospajtimet dhe...

Më shumëDetails

Çka thuhet në komunikatën e djeshme të Kuvendit, e cila po cilësohet “skandaloze”?

Çka thuhet në komunikatën e djeshme të Kuvendit, e cila po cilësohet “skandaloze”?
13/08/2026 - 11:40

Kuvendi i Kosovës përgjatë ditës së djeshme lëshoi një komunikatë lidhur me tollovinë e krijuar në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Komunikata...

Më shumëDetails

Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin

Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
13/08/2026 - 11:32

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ke hedhur poshtë raportimet se ajo në të kaluarën e kishte takuar personin, Skender Llugiqin, që dje bëri thirrje për pushkatimin e Ramush...

Më shumëDetails

“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu” – Ganimete Musliu e PDK-së përplaset me sigurimin e Kuvendit

“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu” – Ganimete Musliu e PDK-së përplaset me sigurimin e Kuvendit
13/08/2026 - 11:26

Deputetja e PDk’së, Ganimete Musliu është përplasur me sigurimin e Kuvendit sot në holl.Musliu i ka cilësuar të turpshme sulmet e bëra dje ndaj saj dhe deputetëve të...

Më shumëDetails

CNN: Trump vazhdon të thotë se SHBA e kontrollon Ngushticën e Hormuzit, a është kështu?

CNN: Trump vazhdon të thotë se SHBA e kontrollon Ngushticën e Hormuzit, a është kështu?
13/08/2026 - 11:23

Gati gjysmë viti pas fillimit të luftës SHBA-Iran, rezervat globale të naftës po pakësohen me shpejtësi, ndërsa trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet praktikisht i bllokuar dhe dy...

Më shumëDetails

Kadriaj: Me inteligjencë artificiale u publikuan foto të rreme, do ta denoncoj autorin

Kadriaj: Me inteligjencë artificiale u publikuan foto të rreme, do ta denoncoj autorin
13/08/2026 - 11:17

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive në rrjete sociale, për të cilat thotë se janë krijuar me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë