“Ata duhet me u liru”, tha ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për ish-krerët e UÇK-së të cilët janë dënuar në Hagë.
“Ja kam pas shumë herë inati Hashimit e Kadrisë, e ata mua, por nuk mundesh me harru që është fati i një kombi”, tha Haradinaj në Pressing.
Ai tha se “kur sulmohet vlera jote e harroj faktin që kam qenë kundërshtar politik me ta. Janë përfaqësues të një vlere time si komb”, tha tutje Haradinaj.















