Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Albin Kurti është një antiamerikan i dëshmuar e ka ‘rrëzuar Kosovën në dy gjunjtë’!

04/09/2024 - 16:00
në Kryesore, Lajme
A A
Tahiri: Albin Kurti është një antiamerikan i dëshmuar e ka ‘rrëzuar Kosovën në dy gjunjtë’!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklaratat e kryeministrit Kurti për hapjen e ‘Urës së Ibrit’ sollën një reagim të fortë ndërkombëtar.Të njëjtit deklaruan se nuk duhet të ndërmerren veprime të pakoordinuara pasi mund të ketë pasoja dhe sjellë tensione.

Në Kosovë ‘zbarkoi’ pak ditë më parë drejtori i CIA-s, William Burns, që si duket përcolli mesazhe të qarta rreth kësaj çështjeje.Por, pa kaluar pak ditë nga kjo vizitë, Policia e Kosovës, njoftoi për mbylljen e institucioneve paralele në veri të vendit.

Një deklaratë e fortë erdhi edhe nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien.Ai i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai raporton Gazeta Blic.Edhe gjatë ditës së sotme janë parë forca të shtuara të KFOR mbi Urën e Ibrit.

Çfarë pritet t’i sjellë Kosovës një qasje e tillë e kryeministrit Kurti ndaj SHBA-ve?Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se mos-kordinimi i Albin Kurtit me amerikanët e ka lënë veriun e vendit pa sovranitet.
Tahiri tha se Kurti është një antiamerikan i dëshmuar dhe se i njëjti i ka sjellë dështime Kosovës që nga koha kur erdhi në pushtet.Ajo tha se Kurti do të largohet me turp nga pushteti.

“Moskoordinimi i Kurtit me amerikanët për veprimet e njëanshme në veri ka sjellë si dështim strategjik të tij duke e lënë veriun pa sovranitet ku nuk veprojnë as gjykatat e Kosovës e as komunat, hiq policisë e cila nuk është e plotë sepse nuk ka pjestarë të pakicës serbe. Kurti është një antiamerikan i dëshmuar që nga koha kur e mori pushtetitn, të cilin e mori me shumë premtime dhe solli shumë dështime”“Pasojat për Kosovën do të zgjasin deri në largimin e Kurtit në zgjedhjet qe po vijnë. Kurti do të shkon me turp nga pushteti, e turpi më i madh është se nuk është sjell si pushtetar por si një figurë politike groteske, sepse sapo bën veprime të njëanshme në veri, kur po i vjen puna ngusht shkon feshurazi e lut amerikanet dhe KFOR-in që ta mbrojnë veriun” tha Tahiri për “Gazeta Blic”.

Tahiri tha se i njëjti e ka ‘rrëzuar Kosovën në dy gjunjtë’.“Dështimet e Kurtit nuk kanë të ndalur mu sikur figurat e dominos, ai e ka rrrëzuar Kosovën në dy gjunjtë. Sot Kosova është e izoluar, e dëmtuar, e sulmuar dhe e ndëshkuar nga aleati kryesor, Amerika, e cila na bëri shtet të lirë dhe të pavarur duke përkrahur luftën tonë për pavarësi” tha Tahiri për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e ligjit, madje edhe t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e ligjit, madje edhe t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë
13/08/2026 - 10:45

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke e cilësuar si të drejtë qytetare nxjerrjen nga zyrat e Qeverisë të kryeministrit...

Më shumëDetails

Deputetja e VV-së: Për çfarë uzurpimi po flisni? Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja

Deputetja e VV-së: Për çfarë uzurpimi po flisni? Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja
13/08/2026 - 10:25

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila mëngjesin e sotëm e quajti Albin Kurtin “uzurpator” të Zyrës...

Më shumëDetails

Publikohet identiteti i të arrestuarit për spiunazh

Arrestohet serbi në Jarinje, dyshohet se i ofroi ryshfet zyrtarit policor
13/08/2026 - 10:17

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Fehim...

Më shumëDetails

Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqen

Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqen
13/08/2026 - 10:03

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe dhe ish-kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse “Novaya Gazeta”, Dmitry Muratov, ka deklaruar për BBC-në se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk mund...

Më shumëDetails

E rëndë në Podujevë: Dy burra rrahin një grua, dërgohet në QKUK

E rëndë në Podujevë: Dy burra rrahin një grua, dërgohet në QKUK
13/08/2026 - 10:01

Dy burra janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën...

Më shumëDetails

Trump merr kontrollin e NBA, Kushner blen Lakers për 12,5 miliardë dollarë

Trump merr kontrollin e NBA, Kushner blen Lakers për 12,5 miliardë dollarë
13/08/2026 - 10:00

Në një zhvillim befasues, ish-drejtuesi ekzekutiv i Disney-t, Bob Iger, dhe investitori amerikan, Josh Kushner, po blejnë një nga asetet më prestigjioze në sportin amerikan: Los Angeles Lakers....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë