Një veturë e Policisë së Kosovës është parkuar sot mbi urën kryesore të lumit Ibër derisa pjesëtarë të KFOR-it po zhvillonin të ashtuquajturin trajnim, por ky parking zgjati vetëm pak minuta pasi iu kërkua që të largohet nga aty.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga Indeksonline, policit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës i kërkohet nga pjesëtarë të KFOR-it që ta largojë veturën nga aty.
Në një prononcim për Gazetën Online Veriu.info zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se vetura është kërkuar të largohet nga aty pasi ka penguar siç ka thënë ai kuadrin e fotografisë së KFOR-it.
Por siç shihet në video, aty ka edhe një veturë tjetër të Policisë së Kosovës e cila nik ka qenë pengesë për KFOR-in.
Gazetari i Veriu.info ka komentuar situatën të cilën mund ta shihni në videon më poshtë:













