Matematikani dhe publicisti Nexhmedin Spahiu ka reaguar ndaj huqjës sw kryeministrit Albin Kurti në matematikë.
Duke i komentuar zëvendësministrit të Financave, Avni Zogianit, Spahiu ka vlerësuar se nuk është shumë problem gabimi i Kurtit.
Sipas tij, tragjike është mosreagimi i nxënëseve dhe mësuesve që ishin të pranishëm.
Ai ka thënë është akoma më tragjike nëse dikush prej tyre e ka kutuar gabimin dhe nuk ka reaguar.
“Nuk është fare problem që kryeministri bënë një lapsus matematikor. Çdo kujt mund t’i ndodhë kjo. Tragjedia e këtij vendi është se asnjë nxënës në atë klasë mësimi nuk e vuri re lapsusin e kryeministrit. Madje asnjë mësimdhënës I pranishëm aty, përfshi ministren e arsimit. Nëse ndonjëri e ka vërejtur lapsusin dhe e ka heshtur kjo është akoma më tragjike”, ka shkruar Spahiu.














