Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rita Ora e bën edhe këtë – shitëse në një dyqan, kështu befasohen klientët

06/09/2024 - 11:56
në ShowBiz
A A
Rita Ora e bën edhe këtë – shitëse në një dyqan, kështu befasohen klientët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka befasuar vizitorët e një dyqani veshjesh, duke u bërë për pak kohë arkëtarja e atij dyqani.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila tregonte momentin kur ajo mori një bexh nga “Primark” me emrin e saj dhe filloi t’iu shërbente klientëve te arka e dyqanit “Primark” në rrugën Oxford të Londrës.

Në video, Rita Ora shfaqet e buzëqeshur dhe plot energji, ndërsa përshëndet dhe ndihmon klientët e pranishëm te arka. Ajo kreu të gjitha detyrat si një arkëtare e vërtetë, duke bërë pagesat dhe duke i paketuar blerjet me kujdes për çdo klient.

Vizitorët e dyqanit u befasuan dhe u gëzuan kur kuptuan se ishin shërbyer nga një yll me renome ndërkombëtare.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit e saj në Instagram emocionet e këtij momenti të veçantë. “U ndala në dyqanin e Primark në rrugën Oxford për të befasuar blerësit në festimin e përvjetorit të parë të bashkëpunimit tonë! Mbani sytë hapur, shumë më tepër është në rrugë e sipër”, shkroi ajo në postimin e saj.

Kjo video u realizua në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të Ritës në bashkëpunim me “Primark”. Koleksioni përfshin një gamë të gjerë veshjesh të stilit modern dhe të përballueshëm, të cilat kanë qenë shumë të pritura nga fansat dhe klientët e “Primark”.

Rita Ora ka bashkëpunuar me “Primark” për një periudhë të gjatë kohore dhe deri më tani janë nxjerr në treg gjithsej katër koleksione nga ky bashkëpunim.

Jo vetëm që Rita është një yll në skenën muzikore, por ajo gjithashtu po bën emër edhe në botën e modës. Puna e saj me “Primark” është dëshmi e aftësisë së saj për të ndikuar dhe frymëzuar njerëzit në fusha të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

JU REKOMANDOJMË

Aktori i njohur amerikan konvertohet në Islam gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Aktori i njohur amerikan konvertohet në Islam gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite
21/06/2026 - 22:33

Aktori i njohur amerikan Giancarlo Esposito, i famshëm për rolin e tij si Gus Fring në serialin “Breaking Bad”, është konvertuar në Islam gjatë qëndrimit të tij në...

Më shumëDetails

Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

Edhe Labi i bashkohet nismës për FSK-në, dhuron pesë mijë euro!
21/06/2026 - 18:40

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi ka publikuar ka ngritur shqetësime lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimet që, sipas tij,...

Më shumëDetails

Vera bëhet edhe më e nxehtë me fotot e fundit të Benitës

Fejohet Benita?
21/06/2026 - 15:44

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena ka marrë vëmendjen me paraqitjen e fundit. Kjo pasi bukuroshja ka pozuar vetëm në peshqir të banjos, ndërsa në...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi ndan foto me babain e tij: Me krenari ju presim. Kosova ju pret

Endrit Thaçi publikon një fragment nga momenti kur babai i tij shpalli pavarësinë e Kosovës
21/06/2026 - 14:08

Dita ditës po afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë....

Më shumëDetails

Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

Labinot Tahiri: Ka ardhë koha për një parti të re
21/06/2026 - 12:50

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi ka publikuar ka ngritur shqetësime lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimet që, sipas tij,...

Më shumëDetails

Selvija mban premtimin, publikon këngën që Shpat Kasapi s’arriti ta ndajë me publikun

Edhe pas ndarjes, Selvije Jao nuk e hedh poshtë Shpat Kasapin – thotë dy fjalë për të
21/06/2026 - 11:45

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, është publikuar zyrtarisht projekti i tij më i ri muzikor. Kënga e titulluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndryshon pak/ Ky është çmimi i naftës për sot e nesër

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë