Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rita Ora e bën edhe këtë – shitëse në një dyqan, kështu befasohen klientët

06/09/2024 - 11:56
në ShowBiz
A A
Rita Ora e bën edhe këtë – shitëse në një dyqan, kështu befasohen klientët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka befasuar vizitorët e një dyqani veshjesh, duke u bërë për pak kohë arkëtarja e atij dyqani.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila tregonte momentin kur ajo mori një bexh nga “Primark” me emrin e saj dhe filloi t’iu shërbente klientëve te arka e dyqanit “Primark” në rrugën Oxford të Londrës.

Në video, Rita Ora shfaqet e buzëqeshur dhe plot energji, ndërsa përshëndet dhe ndihmon klientët e pranishëm te arka. Ajo kreu të gjitha detyrat si një arkëtare e vërtetë, duke bërë pagesat dhe duke i paketuar blerjet me kujdes për çdo klient.

Vizitorët e dyqanit u befasuan dhe u gëzuan kur kuptuan se ishin shërbyer nga një yll me renome ndërkombëtare.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit e saj në Instagram emocionet e këtij momenti të veçantë. “U ndala në dyqanin e Primark në rrugën Oxford për të befasuar blerësit në festimin e përvjetorit të parë të bashkëpunimit tonë! Mbani sytë hapur, shumë më tepër është në rrugë e sipër”, shkroi ajo në postimin e saj.

Kjo video u realizua në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të Ritës në bashkëpunim me “Primark”. Koleksioni përfshin një gamë të gjerë veshjesh të stilit modern dhe të përballueshëm, të cilat kanë qenë shumë të pritura nga fansat dhe klientët e “Primark”.

Rita Ora ka bashkëpunuar me “Primark” për një periudhë të gjatë kohore dhe deri më tani janë nxjerr në treg gjithsej katër koleksione nga ky bashkëpunim.

Jo vetëm që Rita është një yll në skenën muzikore, por ajo gjithashtu po bën emër edhe në botën e modës. Puna e saj me “Primark” është dëshmi e aftësisë së saj për të ndikuar dhe frymëzuar njerëzit në fusha të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

JU REKOMANDOJMË

Pasi u bullizua për peshën, Georgina reagon me një mesazh të fuqishëm

Pasi u bullizua për peshën, Georgina reagon me një mesazh të fuqishëm
07/08/2026 - 19:03

Georgina Rodriguez ka vendosur t’i përgjigjet hapur komenteve që merr vazhdimisht për trupin e saj, duke ndarë një mesazh të fortë për vetëpranimin dhe dashurinë ndaj vetes. Partnerja...

Më shumëDetails

Ghetto Geasy vjen me këngë të re, zbulon datën e publikimit (Video)

Ghetto Geasy vjen me këngë të re, zbulon datën e publikimit (Video)
07/08/2026 - 09:54

Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, është gati të sjellë projektin e tij të radhës muzikor. Artisti ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një pjesë të...

Më shumëDetails

Labinot Rexha u intervistua në polici për gjuajtjd me revole, ja versioni i tij

Labinot Rexha u intervistua në polici për gjuajtjd me revole, ja versioni i tij
07/08/2026 - 07:33

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur për Indeksonline se është lajmëruar nga Policia për t’u intervistuar lidhur me videon e publikuar, ku pretendohet se shihet duke shtënë...

Më shumëDetails

Mateo poston këtë FOTO, komenti i Brikenës merr gjithë vëmendjen

Auto Draft
06/08/2026 - 20:25

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se janë më të dashuruar se kurrë. Edhe pse lidhja e tyre ka patur mjaft...

Më shumëDetails

Luana mahnit me paraqitjen buzë detit, videoja e saj tërheq vëmendjen në rrjet

Luana s’i lënë vend imagjinatës me dy fotot e fundit
06/08/2026 - 12:50

Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga pushimet e saj, ku shfaqet elegante pranë detit, e veshur me një fustan të gjelbër që i vë...

Më shumëDetails

Lotina rrezaton lumturi, publikon pamje të reja gjatë shtatzënisë

Lotina rrezaton lumturi, publikon pamje të reja gjatë shtatzënisë
06/08/2026 - 10:26

Lotina Haziri ka ndarë me ndjekësit një moment të qetë nga përditshmëria, teksa po shijon muajt e shtatzënisë. Në një Instastory të publikuar së fundmi, ajo shfaqet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë