Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares Haxhiu, Alban Krasniqi, i cili edhe njëherë si shumë herë të tjera ka vendosur të merret me vëllezërit Haradinaj, kësaj radhe Daut Haradinajn, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Krasniqi që njihet për deklaratat e tij të rënda në drejtim të kundërshtarëve politik, prapë një të tillë e ka drejtuar ndaj Daut Haradinajt në lidhje me kriminelin Milan Radojçiq.
“Dauti kurrsesi ta gëlltisë faktin që Radojiçiq humbi e nuk kthehet më, apo edhe mund të “kthehet” në burgun e sigurisë së lartë, e pastaj nisë këndon para prokurorisë, e ec e dije ndonjë varg e ka të rezervuar për miqësinë me Ramushin kur e ndanin pushtetin dhe kontrollin mbi Kosovën”. – tha Krasniqi.
Javë më parë Krasniqi sulmoi edhe Sami Lushtakun dhe Daut Haradinajn duke i paralajmëruar se do të arrestoheshin për veprat e tyre siç i ka quajtur ai kriminale.
“Dauti e ka me ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë së fituar me haraq dhe krim ordiner.E krimi nuk vjetërohet e as nuk mbulohet nën kauzën e UÇK.Tipat si ky janë modeli i mercenarizmit të pasluftës.Njerëz të paprekshëm që kanë krijuar norma paralele dhe jetojnë në realitet paralel i cili nuk njeh shtet, ligje, institucione, demokraci dhe i mbivendosen atyre me shantazh, dhunë përmes strukturave të tyre kriminale paralele.Pra, dijeni. Kur Dauti, Samiu etj kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale dhe korruptive, të kësaj Kosove që mendojnë që vetëm këta e kanë çliru e ne jemi robër të tyre, atëherë këtij vendi ka me i ardh era SHTET që frymon sipas idealeve të dëshmorëve.E unë për një Kosovë të tillë jetoj,veproj, flijohem”. – deklaronte javë më parë Krasniqi.














