Kryediplomati turk Hakan Fidan, nën shoqërimin e kryetarit të BIK’ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizituan sot gjatë ditës edhe punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani.
BIK’u përmes një njoftimi në Facebook ka shpërndarë fotografi nga kjo vizitë, ku edhe bëri të ditur se Xhamia Qendrore në Prishtinë është duke u financuar nga fondacioni i DIJANET-it të Turqisë.
Postimi i plotë:
Ministri i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan, i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizituan sot gjatë ditës edhe punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani.
Xhamia Qendrore në Prishtinë është duke u financuar nga fondacioni i DIJANET-it të Turqisë.