Bllokada e vendosur në pikën kufitare në Jarinje, është hequr. Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se tani qarkullimi po vijon pa probleme. “Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha ai.