Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia?

08/09/2024 - 08:13
në Kryesore, Lajme
A A
Në orën 18:00 serbët nisin bllokimin e kufirit me Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mosreagimi i ndërkombëtarëve pas bllokimit të kufijve nga serbë brenda Serbisë po vlerësohet si sjellje e çuditshme nga analistë politikë në Kosovë.

Kurse ekspertë të sigurisë thonë se këto protesta nuk mund të minojnë sigurinë e Kosovës, vetëm nëse Kosova bien në grackën serbe. Në këtë situatë, kërkohet presion më i madh ndaj ndërkombëtarëve për të dënuar këto veprime të serbëve.

Që nga e premtja në orën 18:00 e deri të shtunën afër kësaj ore, qëndruan të mbyllura dy pika kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Bërnjak dhe Merdar nuk pati qarkullim deri atëherë, kurse pika në Jarinje ishte e hapur për hyrje-dalje.

Kjo pasi qytetarët serbë, andej kufirit po kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës dhe kthimin, siç thonë ata, të pronave të uzurpuara të serbëve, shkruan Dukagjini.

Megjithatë ani pse kanë kaluar 24 orë nga kjo bllokadë nuk ka reagim ndërkombëtar.

I vetmi ishte emisiari Lajçak, që pas insistimit të gazetarëve shqiptarë, një ditë me herët tha në Prishtinë se kishte parë njoftimin, dhe shpreson se nuk do të ketë bllokadë, sepse kjo sipas tij ka impakt negativ

Por, kur bllokada ndodhi ai e as përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë nuk u bënë të gjallë.

Këtë mosreagim ndërkombëtar po e sheh të çuditshëm analisti politik Fidan Ukaj.

“Është e quditshme se si faktori ndërkombëtar nuk ka reaguar dhe po ashtu nuk i ka bërë thirrje, qeverisë së Serbisë, e cila flet për margjinalizimin e qytetarëve serb në Kosovë se një përpjekje e tillë e shkel edhe një marrëveshje ndërkombëtare edhe pse kemi pas një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë”, tha ai.

Ndërkaq, ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha jep opinionin e tij, se a ka rrezik për ekskalim të situatës.

“Bllokimi i kufirit, nga bandat me maska që llogaritet të jenë të mbështetura edhe nga strukturat zyrtare të Serbisë, nuk mund ta minojnë si sigurinë e Kosovës natyrisht se kjo mund të ndodh vetëm nëse ne biem në kurthin e këtyre bandave”, tha ai.

Hoxha thotë se Kosova asesi nuk duhet të ndërhyje dhe vetëm të jetë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë.

JU REKOMANDOJMË

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
26/10/2026 - 16:51

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, nisi me një minutë heshtje në nderim...

Më shumëDetails

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë
26/10/2026 - 16:40

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ministrja e Drejtësisë dhe koordinatorja kombëtare për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave, Donika Gërvalla-Schwarz, ende nuk ka bërë asnjë...

Më shumëDetails

Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Gërvallës: Trego përgjegjësi morale e shtetërore!

Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Gërvallës: Trego përgjegjësi morale e shtetërore!
26/10/2026 - 16:19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla. “Donika Gërvalla është edhe Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, edhe...

Më shumëDetails

Serwer: BE në fund u ndërgjegjësua për pabesitë e Vuçiqit, ai do të përpiqet t’ia vështirësojë punën Listës Studentore

Serwer: Vuçiq s’nënshkruan marrëveshje me Kosovën para zgjedhjeve, mbase as pas tyre
26/10/2026 - 15:58

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, ka analizuar rënien e Aleksandar Vuçiqit nga pushteti në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore dhe sfidat që e...

Më shumëDetails

Arlinda Zekaj e kishte denoncuar më 22 tetor tashmë të dyshuarin për vrasjen e saj, Albert Sylaj, më tha: “largomu, largomu se tmys”

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës
26/10/2026 - 15:53

Viktima Arlinda Zekaj më 22 tetor 2022 e kishte denoncuar kunatin e saj, Albert Sylaj, se i njëjti e kishte kanosur si dhe i kishte uzurpuar shtëpinë të...

Më shumëDetails

“Mu copëtua zemra …”, Nëna e Liridona Ademajt reagon për tragjedinë e Arlinda Zekajt

“Mu copëtua zemra …”, Nëna e Liridona Ademajt reagon për tragjedinë e Arlinda Zekajt
26/10/2026 - 15:41

Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023, ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë