Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Ultimatumi’ i Rrahman Jasharit ndaj Albin Kurtit: Të na rriten pagat për 30 për qind

10/09/2024 - 14:43
në Lajme
A A
Disa kanë pritur greva, por a po shihni çfarë po ndodh o njerëz?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe e Shkencës e udhëhequr nga Rrahman Jashari ka kërkuar rritje të pagave. Dhe atë prej 30 për qind.

Kjo kërkesë urgjente e SBASHK-ut ndaj qeverisë bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshaur për media.

“…më 3 shtator i kanë dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci me kërkesat që urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30% dhe të futet në zbatim që nga shtatori i këtij viti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK pret që institucionet të dëshmohen se janë për dialog dhe nuk i duan grevat në arsim

SBASHK vazhdon takimet konsultative me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve, duke analizuar realizimin e detyrave konkrete në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.

Në takimin e mbajtur në orët e vona të së hënës, kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj, bashkë me nënkryetaren znj. Vjollca Shala e koordinatorin për organizim të brendshëm, z. Ymer Ymeri, kanë informuar përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete, se duke realizuar detyrat nga takimet paraprake më 3 shtator i kanë dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci me kërkesat që urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30% dhe të futet në zbatim që nga shtatori i këtij viti. Po ashtu është kërkuar që të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. AGJ 2113/23 i datës 16.01. 2023 e veçmas ai lidhur me pagesën e viteve të përvojës së punës në mënyrë që edhe 15 vitet e para të punës për të gjithë punëtorët e sektorit publik nga 0.25 %, të kthehet si ka qenë në 0.5%.  Në fund të këtyre shkresave, SBASHK-u ka shprehur gatishmërinë për takim me kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për të dhënë sqarime shtesë për këto dy kërkesa legjitime të anëtarësisë.

Po ashtu, pjesëmarrësit janë informuar se  grupet punuese kanë përgatitur gjithë materialin për nismën qytetare lidhur me ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale që ka të bëjë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Koosvës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në  punë. Përfaqësuesit e SBASHK-ut, informatën për fillimin e kësaj nisme qytetare e kanë dorëzuar në zyrën gjegjëse të parlamentit të Kosovës duke shpallur kështu fillimin e aktivitetit për mbledhjen e numrit të duhur të nënshkrimeve nga punëtorët e arsimit, nga pensionistët, por edhe nga qytetarët e Kosovës për ta realizuar me sukses këtë nismë qytetare. Pjesëmarrësit e këtij takimi, kanë autorizuar zyrtarin ligjor të SBASHK-ut, z. Blendor Shatri që të jetë përgjegjës për rrjedhën e mbarë të kësaj niciative qytetare.

Në këtë takim, pjesëmarrësit janë informuar se komisioni gjegjës ka punuar Draftin fillestar të Kontratës së re Kolektive të Arsimit të Kosovës dhe ky draft nga tani do të jetë në diskutim publik te anëtarësia, duke pritur edhe propozime konkrete të cilat mund të përfshihen në tekstin final të Draft Kontratës, e cila do t’i dorëzohet MASHTI-t për të nisur procesi i negocimit dhe ardhja të teksti i pranueshëm i Kontratës së re Kolektive të Arsimit për t’u nënshkruar pastaj nga ministrja Nagavci në emër të MASHTI-t dhe kryetarit Jasharaj në emër të SBASHK-ut.

Kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve, janë shprehur se SBASHK-u pret që institucionet të dëshmohen se janë për dialog dhe nuk i duan grevat në arsim.

Prishtinë, 10 shtator 2024

Zyra për informim e SBASHK-ut

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë