Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria miraton Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse, Kurti e Maqedonci japin detaje

11/09/2024 - 12:03
në Lajme
A A
Qeveria mblidhet në ora 14:00, shqyrtohet propozimi për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse.

Kryeministri Kurti tha se ky program është hartuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ai shtoi se programi bazuar në sistemet që aplikohen në vende të ndryshme anëtare të NATO’s.

“Bazuar në programin tonë qeverisës, ndryshimeve në ambientin strategjik të sigurisë dhe me qëllim të forcimit të sistemit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar programin kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme, konvencionale dhe jokonvencionale si dhe ruajtja e jetës dhe pasurisë së qytetarëve në raste të fatkeqësisë natyrore janë interesa jetike të Republikës së Kosovës.

Programi i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse është hartuar duke marrë për bazë sistemet të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme anëtare të NATO’s dhe mundëson që institucionet qendrore e lokale, veçanërisht qytetarët e Republikës si dhe organizatat e ndryshme joqeveritare të kenë rolin e tyre në sistemin e mbrojtjes dhe të sigurisë së vendit tonë.

Ky program synon të ndërtojë qëndrueshmëri kombëtare në vendin tonë në mënyrë që shoqëria jonë të përgatitet të rezistojë, të reagojë dhe të rimëkëmbët në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura. Sistemi ka në thelb mbështetjen që qytetarët japin në baza vullnetare ushtrisë sonë, FSK’së, por edhe të kombinuar me strukturat tjera shtetërore”, ka thënë Kurti.

Për këtë program dha detaje ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes do të veprojnë në konceptin strategjik të mbrojtjes që ka për qëllim bashkëpunimin e ngushtë mes autoriteteve ushtarake, atyre të sigurisë, të informacionit dhe civile në kohë paqeje, situate emergjente, krize apo lufte duke siguruar orientimin e të gjitha kapaciteteve në dispozicion për mbrojtjen e interesave të vendit”, tha ai.

Maqedonci tha se ky program bazohet në shtatë shtylla kryesore:
1. Funksionimin shtetëror në rast të krizave;
2. Organizimin shtetëror për mbrojtjen e vendit;
3. Mbajtjen e funksioneve vitale dhe shërbimeve esenciale të shtetit;
4. Qëndrueshmërinë shoqërore;
5.  Qëndrueshmërinë e furnizimeve shtetëore;
6. Mbrojtjen e hapësirës së informacionit;
7. Edukimi i të rinjve dhe të rejave.

Maqedonci shtoi se ky sistem nuk ndërhyn në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Ksoovës bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit, por mundëson që qytetarët vullnetarisht të kenë rolin e tyre në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë