Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e aktakuzës: Çka tha ish-gruaja e Radojiçiq në dëshminë e saj?

11/09/2024 - 20:34
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e aktakuzës: Çka tha ish-gruaja e Radojiçiq në dëshminë e saj?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në dosjen e aktakuzës ndaj grupit terrorist të drejtuar nga Milan Radojiçiq, të cilën e ka siguruar Nacionale, përmendet edhe dëshmia e Ema Rezepagic – Radojiçiq, ish-bashkëshortja e tij.

Siç thuhet në aktakuzë, e njëjta është marrë në pyetje më gjashtë qershor dhe ka deklaruar se është e divorcuar nga viti 2017.

Ajo siç shihet, është pyetur kryesisht për pronat që ka dhe mënyrën se si janë fituar të njëjtat.

E njëjta, është pyetur edhe për pasurinë e Radojiçiq.

“Me datë 06.06.2024 është marrë në pyetje dëshmitarja Ema Redzepagic Radoićić, e cila ka deklaruar se është e divorcuar nga viti 2017, nuk ka burrë, është nënë e dy djemve Marko dhe Petar, aktualisht është e pa punë dhe jeton në Beograd, me prindërit e saj, ndërsa qiranë prej 800 euro në muaj për apartamentin ku jetojnë, aktualisht e paguan ish burri Milan Radoićić, me të cilin rrallë komunikon, kryesisht në rastet kur i dorëzon fëmijët. Në pyetjen a zotëroni ndonjë biznes, dëshmitarja ka deklaruar se kishte drejtuar restorantin “Grey” në Kosovë, kishte filluar në këtë biznes në vitin 2017, ndërsa në banesë ishte vendosur pas 6-7 muajve, për të cilin restorant dhe banesë më kanë ndihmuar prindërit e mijë. Më tej, ka deklaruar se ka punësuar Nemanja Radosavljeviq në Restorant dhe rreth 10-12 punëtorë, për të cilët nuk ka paguar tatimin në të ardhura dhe me të cilët nuk ka pasur kontratë, kurse menaxheri ishte përgjegjës për gjithçka dhe ai mund të ketë një libër financash, por momentalisht ai jeton në Krushevac. Në pyetjen sa janë të ardhurat e familjes suaj, e njëjta ka deklaruar se qiranë, shpenzimet komunale dhe paratë më fëmijët i paguan ish bashkëshorti Milan Radoićić, i cili është një baba i mirë mirëpo jo edhe bashkëshort i mirë. Me tej, ka deklaruar se posedon një apartament në rr.”Cika Jovina”, Restorantin në rr.”Cika Jovina”, momentalisht makinë nuk ka, por është konfiskuar vetura Mercedes GLE dhe një Mercdes A-CLASS. Në pyetjen se kur kishte filluar të jetoj në Penthouse që gjendet në rr.”Cika Jovina”, ka deklaruar se ishte vendosur në vitin 2018. Në pyetjen tjetër se kur i kishte blerë lokalet dhe apartamentet, nga kush i kishte blerë dhe çfarë dokumentacioni ka për këto prona, ka deklaruar se ka blerë një apartament nga Luka Jaksic, derisa ishte në ndërtim e sipër, nuk i kujtohet çmimi por është në kontratën që e ka paraqitur me ankesë në Gjykatë (gjatë procedurës së lëshimi të urdhrit ndalues përfundimtar), fondet për blerjen e këtyre pronave i ka marrë personalisht nga nëna dhe babai për të cilat ka paraqitur prova, kishte dhënë para të gatshme (cash) për dy këstet e para, dhe kësti i tretë është paguar përmes llogarisë. Tutje, ka deklaruar se djali i saj i vogël kishte probleme me kaliumin dhe dëshironim që ta kishim para syve tanë dhe ndërtuam objektin pranë banesës, ku për këtë e pyetëm Luka dhe Bojan Jaksic, kurse për objektin tjetër, aty jetonte një plakë dhe kur ajo ndërroi jetë Milani kërkoi ta blinte por dokumentacioni nuk ishte i rregullt, dëshmitarja mendon se Milani i kishte dhënë disa para, ndërsa një person i kishte premtuar se do ta rregullonte dokumentacionin dhe pastaj Milani e bëri atë objekt, ku ky objekt ende funksionin në emër të asaj plake ose djemve të saj. Po ashtu, ka deklaruar se e di që Milani e ka ndërtuar Vilën tek Liqeni i Ujmanit, pas koronavirusit, nuk e di kush kanë qenë punëkryesit dhe nuk e di sa ka investuar në atë vilë. Më tej ka shtuar se Milani e ka përdorur vilën, ka shkuar me fëmijët ndoshta dhjetë herë dhe zakonisht kur Milani nuk ishte atje, ndërsa ka deklaruar se nuk e di sa është pasuria e ish bashkëshortit të saj – Milanit. Dëshmitarja është pyetur edhe për banesën e nënës së saj Svetlana Nikic, e cila ka deklaruar se nëna e saj ka drejtuar një butik për 35 vjet, ka punuar në një burg në Mitrovicë, ka punuar me ari në Vojvodinë dhe gjithçka tjetër që ka mundur të fitoj para. Në pyetjen pse zyra e Restorant “Grey” është në emër të nënës tuaj, ka deklaruar se nuk kishte qenë e pranishme kur ishte bërë kontrata, për shkak se kishte qenë me fëmijën në spital dhe kishte konsideruar se nëna mund të shkonte për të nënshkruar kontratën dhe kështu zyrja ishte regjistruar në emër të saj. Sa i përket personit Bojan Jakshiq, ka deklaruar se e njeh si mik të shtëpisë që nga fëmijëria dhe janë në marrëdhënie korrekte.” – thuhet aty.

JU REKOMANDOJMË

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë
25/10/2026 - 23:56

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë,...

Më shumëDetails

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
25/10/2026 - 23:51

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime.” Këto fjalë i shkroi Arlinda...

Më shumëDetails

Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj
25/10/2026 - 23:24

Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e vrasjes së rëndë që tronditi sonte në mbrëmje fshatin Vitomiricë të Pejës, ku 49-vjeçarja Arlinda Sylaj Zekaj u gjet e...

Më shumëDetails

Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit

Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit
25/10/2026 - 23:09

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, e ku fituese doli “Lista e Studentëve”. Rrustemi përmes një...

Më shumëDetails

Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij
25/10/2026 - 22:59

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë kunatën e tij. Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline,...

Më shumëDetails

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
25/10/2026 - 22:49

Pas 14 vjetësh dominimi në politikën serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke paralajmëruar fundin e një epoke politike që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Mbyllet votimi në Serbi, Vuçiq: Nëse humbasim, do ta njohim rezultatin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë