Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

25/10/2026 - 22:49
në Kryesore, Lajme
A A
Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas 14 vjetësh dominimi në politikën serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke paralajmëruar fundin e një epoke politike që u karakterizua nga përqendrimi i pushtetit, akuzat për dobësimin e demokracisë, kontrollin e mediave dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë.

“Bazuar në mostrën, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, ka deklaruar Vuçiq nga selia zgjedhore e Partisë Progresive Serbe (SNS), sipas raportimit të përcjellë nga mediat serbe.

Sipas shifrave paraprake të prezantuara prej tij, lista studentore ka siguruar rreth 130 mandate parlamentare, ndërsa SNS-ja dhe aleatët e saj rreth 105 mandate. Nëse këto rezultate konfirmohen, lëvizja studentore do të ketë shumicën në parlamentin prej 250 deputetësh.

Por kush është Aleksandar Vuçiq, politikani që për më shumë se një dekadë dominoi institucionet e Serbisë dhe që u bë një nga figurat më të debatueshme politike në Ballkan?

Karriera e tij politike nisi në vitet ’90, kur iu bashkua Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit, një forcë politike e njohur për nacionalizmin e saj të ashpër dhe retorikën kundër Perëndimit.

Në vitin 1998, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Vuçiq u emërua ministër i Informacionit në Serbi. Gjatë mandatit të tij u miratuan masa kufizuese ndaj mediave të pavarura, të cilat u përballën me gjoba të rënda dhe presion shtetëror.

Kjo periudhë përkoi me përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë dhe shtypjen e mediave kritike ndaj regjimit të Millosheviqit.

Pas rrëzimit të Millosheviqit në vitin 2000, Vuçiq vazhdoi aktivitetin politik në radhët e radikalëve serbë, deri në vitin 2008, kur iu bashkua Tomisllav Nikoliqit në themelimin e Partisë Progresive Serbe.

SNS-ja u paraqit si një forcë më pragmatike dhe e orientuar drejt integrimit evropian, megjithëse Vuçiq ruajti një qasje nacionaliste ndaj Kosovës dhe lidhje të ngushta politike me Moskën.

Rikthimi i tij në pushtet ndodhi në vitin 2012, fillimisht si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Në vitin 2014 u bë kryeministër, ndërsa në vitin 2017 mori postin e presidentit të Serbisë.

Gjatë kësaj periudhe, Vuçiq ndërtoi një sistem politik në të cilin pushteti u përqendrua gjithnjë e më shumë rreth tij dhe Partisë Progresive Serbe.

Organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë së mediave kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për dobësimin e institucioneve të pavarura, presionin ndaj gazetarëve dhe kushtet e pabarabarta të konkurrencës politike.

Kosova mbeti një nga çështjet qendrore të politikës së tij.

Gjatë qeverisjes së Vuçiqit, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u karakterizuan nga kriza të vazhdueshme, tensione në veri dhe përplasje diplomatike.

Një nga episodet më të rënda ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte lidhje politike me strukturat e pushtetit në Beograd.

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar vazhdimisht Serbinë për mbështetjen e strukturave ilegale dhe kriminale në veri, ndërsa Beogradi ka mohuar përfshirjen shtetërore në sulmin e Banjskës.

Në politikën e jashtme, Vuçiq u përpoq të ruante një ekuilibër ndërmjet Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Kinës.

Megjithëse Serbia mbeti formalisht vend kandidat për anëtarësim në BE, qeveria e tij ruajti marrëdhënie të afërta me presidentin rus Vladimir Putin dhe nuk iu bashkua sanksioneve evropiane kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Në të njëjtën kohë, Beogradi thelloi bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjik me Kinën, duke e shndërruar këtë marrëdhënie në një shtyllë të rëndësishme të politikës së jashtme serbe.

Për kundërshtarët e tij politikë, Vuçiq u bë simbol i një sistemi autoritar të mbështetur në kontrollin institucional, dominimin mediatik dhe retorikën nacionaliste. Mbështetësit e tij, ndërkaq, e kanë paraqitur si garantues të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Serbisë.

Megjithatë, protestat studentore dhe mobilizimi qytetar e vunë përballë një sfide të rëndësishme politike, duke krijuar një alternativë ndaj dominimit shumëvjeçar të SNS-së.

Pranimi i humbjes zgjedhore nga Vuçiqi, shënon një kthesë historike për Serbinë dhe do të hapte një periudhë të re politike, me pasoja të mundshme edhe për marrëdhëniet e Beogradit me Kosovën, Bashkimin Evropian dhe Rusinë./Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj
25/10/2026 - 23:24

Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e vrasjes së rëndë që tronditi sonte në mbrëmje fshatin Vitomiricë të Pejës, ku 49-vjeçarja Arlinda Sylaj Zekaj u gjet e...

Më shumëDetails

Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit

Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit
25/10/2026 - 23:09

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, e ku fituese doli “Lista e Studentëve”. Rrustemi përmes një...

Më shumëDetails

Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij
25/10/2026 - 22:59

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë kunatën e tij. Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline,...

Më shumëDetails

Festë në Beograd pas disfatës së Vuçiqit: Qytetarë në rrugë

Festë në Beograd pas disfatës së Vuçiqit: Qytetarë në rrugë
25/10/2026 - 22:22

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Beogradit për të festuar, pas publikimit të projeksioneve të para që tregojnë fitoren bindëse të Listës Studentore ndaj Aleksandar Vuçiqit. Në...

Më shumëDetails

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë
25/10/2026 - 22:06

“Koalicioni Shqiptar” është drejt sigurimit të dy mandateve në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare, Shaip Kamberi pritet të sigurojë mandatin e deputetit, ndërsa Visar...

Më shumëDetails

Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 52% të votave sipas projeksioneve

25/10/2026 - 21:54

Lista Studentore pritet të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke siguruar shumicën absolute në Parlament, sipas projeksionit të parë të Ipsos dhe CeSID. Sipas rezultateve të projektuara,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mbyllet votimi në Serbi, Vuçiq: Nëse humbasim, do ta njohim rezultatin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë