Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oda Amerikane: Qeveria të përmbahet nga masat që përjashtojnë Kosovën nga nismat rajonale

12/09/2024 - 10:54
në Kryesore, Lajme
A A
Oda Amerikane: Qeveria të përmbahet nga masat që përjashtojnë Kosovën nga nismat rajonale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga nismat e bashkëpunimit rajonal për shkak të qasjes aktuale.OEAK ka përsëritur thirrjen e saj ndaj Qeverisë së Kosovës për shfuqizim të masës që pengon lëvizjen e lirë të mallrave nga shtetet anëtare të marrëveshjes CEFTA, teksa ka theksuar se “një masë e tillë rrezikon jo vetëm të arriturat e shënuara përgjatë viteve, por kërcënon prospektet e ardhshme të Kosovës, të cilat do të rezultonin nga bashkëpunimi ekonomik”.

“Oda Amerikane rithekson se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht për realizimin e aspiratave për integrim euro-atlantik, ndërsa qasja aktuale e cila mund të çojë në izolim ekonomik e politik, do të sillte pasoja të paparashikueshme për Kosovën, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve, aq më tepër që paralajmërimet e tilla nuk duhet të shihen si retorikë boshe, meqë tashmë Kosova është duke u ballafaquar me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, të cilat rezultojnë në mundësi të humbura të zhvillimit ekonomik dhe përparimit social”. “Duke qenë të vetëdijshëm për barrierat e shumta me të cilat ballafaqohen prodhuesit nga Kosova në përpjekjet për plasimin e produkteve të tyre në tregun rajonal, Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se këto sfida duhet të adresohen përmes mekanizmave të paraparë në kuadër të aranzhimeve për tregti të lirë dhe përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv”, ka thënë OEAK në këtë reagim

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon edhe një herë nga Qeveria e Kosovës që të konsiderojë rëndësinë e koordinimit me të gjitha shtetet aleate, dhe të përmbahet nga veprimet që kanë efekt të kundërt në realizimin e synimeve të përbashkëta për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike.“Investitorët seriozë duhan të investojnë nga tregjet e mëdha dhe të integruara, ndërsa Kosova duhet të pozicionet në mënyrë të duhur për të realizuar potencialin e saj të plotë”, ka përfunduar OEAK.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq foli për “devijimin e Ujmanit”, Ambasada e Gjermanisë kërkon përmbajtje nga deklaratat që pengojnë normalizimin

Vuçiq foli për “devijimin e Ujmanit”, Ambasada e Gjermanisë kërkon përmbajtje nga deklaratat që pengojnë normalizimin
11/08/2026 - 23:02

Deklarata e presidentit serb për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër që do të shkaktonte tharjen e Ujmanit u pa edhe nga gjermanët si pengesë për...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti synon zgjedhje të reja më 27 dhjetor, po e shtyn konstituimin e Kuvendit për ta realizuar skenarin

Tahiri: Kurti synon zgjedhje të reja më 27 dhjetor, po e shtyn konstituimin e Kuvendit për ta realizuar skenarin
11/08/2026 - 22:52

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se zvarritja e konstituimit të Kuvendit nuk lidhet me pamundësinë për arritjen e një marrëveshjeje politike, por, sipas...

Më shumëDetails

Shqipëria e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike, Rama: U dhemb atyre që shohin ëndrra me revolucione

Shqipëria e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike, Rama: U dhemb atyre që shohin ëndrra me revolucione
11/08/2026 - 22:50

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur të gjithë zërave që e cilësuan si lajm të rremë renditjen e Shqipërisë në vend të parë në indeksin global të sigurisë...

Më shumëDetails

Daka: Gjykata Kushtetuese e njofton Prokurorinë për moszbatim të vendimeve të saj

Daka: Rama po i ‘tregon dhëmbët’, guxon me iu kundërvu VV-së
11/08/2026 - 22:34

Daka: Gjykata Kushtetuese e njofton Prokurorinë për moszbatim të vendimeve të sajShare Button Gazeta Blic Ish-gjyqtarja Valdete Daka ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, me moskonsituimin...

Më shumëDetails

“Nuk i vjen marre që po e shkel Rregulloren”, Gruda me kritika për Deharin

“Nuk i vjen marre që po e shkel Rregulloren”, Gruda me kritika për Deharin
11/08/2026 - 22:01

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Avni Deharin, lidhur me mënyrën e menaxhimit të situatës së krijuar...

Më shumëDetails

Prapashtica rrëfen për Demaçin dhe organizimin ilegal: Ishim një metodë tjetër nga organizatat e tjera

Prapashtica rrëfen për Demaçin dhe organizimin ilegal: Ishim një metodë tjetër nga organizatat e tjera
11/08/2026 - 21:21

Abdullah Prapashtica, një nga figurat e hershme të organizimit politik shqiptar në ilegalitet në Kosovë gjatë regjimit serbo-jugosllav, ka rrëfyer për mënyrën e organizimit të veprimtarisë ilegale dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë