Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tërmkolli: Marrëveshja e pranuar nga Kurti tejkalon Zajednicën, është federalizëm për Kosovën

12/09/2024 - 17:12
në Kryesore, Lajme
A A
Tërmkolli: Marrëveshja e pranuar nga Kurti tejkalon Zajednicën, është federalizëm për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti është në gjendje ta djegë Kosovën për pushtet.Kështu vlerëson ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, në një intervistë për Gazeta Blic.

Ajo thotë se veprimet për veriun ndërlidhen me mashtrim të mbështjellë me patriotizëm të rrejshëm.“Absolutisht vetëm pushteti krejt çfarë ka bërë. Po shihet qartë. Disa e kemi ditur, disa kanë mbajtur iluzione, ka pasur një pjesë e madhe e tyre që kanë pasur zhgënjime, por disa që kemi qenë pjesë e politikave që nga fillimi, nuk ka ndonjë zhgënjim, por edhe si opozitë, edhe si pushtet, Albin Kurti është në gjendje ta djegë Kosovën për pushtet, ashtu siç e ka konfirmuar në vazhdimësi. Edhe te çështja e urës, krejt veriu në fakt, të gjitha veprimet 3 vjeçare rreth veriut ndërlidhen me një mashtrim të mbështjellë me patriotizëm të rrejshëm dhe shumë primitiv për faktin se të gjitha këto veprime bien në ujë kur flasim për marrëveshjen që e ka pranuar Albin Kurti, me të gjitha mashtrimet se e ka pranuar e s’e ka pranuar, derisa akuzon Vuçiqin që nuk po i zbaton, ky po i zbaton pak a shumë ato që janë në marrëveshje, që nënkuptojnë federalizim të Kosovës, është marrëveshja më e dëmshme që e ka lidhur dikush në Kosovë, në emër të Kosovës dhe për Kosovën”, shprehet ajo.

Sipas Tërmkollit, dëmet e marrëveshjes së pranuar nga Kurti e tejkalojnë edhe Zajednicën e vitit 2013 dhe Kurti s’mund t’i ikë dënimit të sotëm por edhe të historisë.“Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë marrëveshje që me dëmet e tyre e tejkalojnë edhe Zajednicën e 2013-ës sepse me këto po ta keni parë edhe draftin e statutit, këtu instalohet një lloj sistemi i cili e shkel unitaritetin e Kosovës, krijon nivele të treta, krijon baza të një federalizmi në Kosovë, këtë e ka bërë Albin Kurti dhe kësaj s’mund t’i ikë dënimit edhe të sotëm, por edhe dënimit të historisë dhe kot përpiqet që përmes këtyre veprimeve ta fshehë atë vendim aq të dëmshëm që e ka bërë për Kosovën.

Pra, krejt lufta është veç për pushtet, në këtë vend kanë harruar që ka shtet, që ka Kosovë, Kosova është veç një lloj trampoline për pushtetin e tyre, madje kjo nuk është veç karakteristikë e pushtetit, fatkeqësia jonë e madhe është që është e njëjta edhe me opozitën sepse në këtë vend nuk ka opozitë, shkurt nuk ka politikë, aq më pak burrështetas, krejt këtë që po ndodh mund ta definojmë as qeverisje, por mes menaxhimit dhe njëfarë udhëheqje teknike, do të duhej të kishte politikë, vendim të burrështetasve apo gruashtetaseve, që të gjitha këto mungojnë dhe kemi ardhur në një nivel të menaxhimit dhe menaxherë te ne ka sa të duash, ky vend vuan për burrështetas dhe politika nacionale, vizione të mëdha politike të këtij vendi, dhe sidomos vendet e vogla duhet të bëjnë kujdes 2-3 herë më shumë dhe ne po bëjmë të kundërtën”, vlerëson ish deputetja për Gazeta Blic.

Ajo shton se në Kosovë për herë të parë në politikë po përdoren metoda të Serbisë kundër Kosovës, nga Albin Kurti dhe kjo s’ka ndodhur kurrë.“Për herë të parë në politikën e Kosovës, me Albin Kurtin po përdoren metodat e Serbisë kundër Kosovës, kjo s’ka ndodhur asnjëherë në politikën e Kosovës, pavarësisht kush ka udhëhequr, pavarësisht të mirave apo dëmeve që janë bërë dhe me metoda të tilla përfiton vetëm Serbia e jo Kosova”, deklaron Melihate Tërmkolli.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj kërkon drejtësi për çlirimtarët
Lajme

Haradinaj kërkon drejtësi për çlirimtarët

14/09/2025 - 17:09
Ali Ahmeti për protestën në Hagë: Dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!
Kryesore

Ali Ahmeti për protestën në Hagë: Dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!

14/09/2025 - 16:53
Shqipe Mehmeti-Selimi: Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur!
Kryesore

Shqipe Mehmeti-Selimi: Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur!

14/09/2025 - 16:35
OVL-UÇK pas protestës në Hagë: Mesazih ishte i qartë, ‘Jo në Emrin Tim’
Kryesore

OVL-UÇK pas protestës në Hagë: Mesazih ishte i qartë, ‘Jo në Emrin Tim’

14/09/2025 - 16:13
Protestuesit brohorasin emrin e Thaçit pas protestës në Hagë, policët bëjnë kordonin para Gjykatës Speciale
Kryesore

Protestuesit brohorasin emrin e Thaçit pas protestës në Hagë, policët bëjnë kordonin para Gjykatës Speciale

14/09/2025 - 15:58
Protesta në Hagë, Krasniqi: Kosova nuk i harron bijtë e saj
Lajme

Protesta në Hagë, Krasniqi: Kosova nuk i harron bijtë e saj

14/09/2025 - 15:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar

    Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryetari i Leposaviqit përfundon në polici, e shau qytetarin pas zënkes me vetura në rrugë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rashiq tregon pse sipas tij SHBA e pezulloi dialogun, thotë se ishin paralajmëruar se diçka e tillë do të ndodhte

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë