Natën e mbrëmshme Zubin Potoku është mbushur me pamflete kërcënuese, një ditë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Milan Radojçiqit dhe njerëzve të tij për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Basnjskë vitin e kaluar.
Ekipi i Veriu Tv ka qëndruar sot në Zubin Potok për të parë nga afër situatën atje, dhe ku pas arritjes së ekipit pronarja e një lokali largon pamfletin nga xhami i lokalit.
Pamfletet ishin me mesazhe kërcënuese si “Të gjithë jemi Millana dhe vëllezër nga Banjska”, “Ju okupatorë na zgjoni egërsirën”, “Ne ju presim në veri”, “Komandant na thuaj dhe ne fluturojmë sikur plumbat”.
Video e plotë më poshtë: