Gazetari kosovar, Ilir Mirena, ka shkruar për atë që po ndodh në raportin në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas paralajmërimit të Vuçiqit për “masa serioze”, kundërpërgjigjes së kryeministrit Albin Kurti dhe në anën tjetër caktimit të takimit Bislimi-Petkoviq në Bruksel.
Mirena thotë se Kurti dhe Vuçiq po përplasen me deklarata për të pasur ndikim tek “militantët” partiak, ndërkohë thotë se në Bruksel po i çojnë Bislimin e Petkoviqin për bisedime sipas planit dhe programit.
“Besnik Bislimi, kryenegociatori ne dialogun Kosove-Serbi e paska konfirmu se eshte caktu nje takim mes dy delegacioneve per te marten e ardhshme, me 17 shtator.Ne anen tjeter, Kurti e Vuçiqi flake me deklarata. Militantat n’tana anet ne ekstaze.A sejmenat po i qojne rregullisht n’bisedime, sipas planit dhe programit”, ka shkruar Mirena.