Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bordet e Qeverisë Kurti në shërbim të Kurtit! Rizgjedhet Kryeshef i “KRU Mitrovica” disa muaj pas dorëheqjes nga kjo pozitë (Dokument)

16/09/2024 - 14:58
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Bordet e Qeverisë Kurti në shërbim të Kurtit! Rizgjedhet Kryeshef i “KRU Mitrovica” disa muaj pas dorëheqjes nga kjo pozitë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike të Ujësjellësit “KRU Mitrovica” ka zgjedhur Kryeshefin e ri Ekzekutiv, në bazë të konkursit të shpallur në muajin korrik.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Bordit të Drejtorëve të “KRU Mitrovica”, në të cilin thuhet se Kryeshef Ekzekutiv është zgjedhur Bashkim Kurti.

Ai vetëm nga ana formale mund të quhet Kryeshef Ekzekutiv i ri, pasi që ai ka të kaluar në po të njëjtën pozitë në “KRU Mitrovica”.

Bashkim Kurti për herë të parë Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ishte zgjedhur në nëntor të vitit 2021, pozitë të cilën e kishte mbajtur rreth dy vite.

Kurti kishte dhënë dorëheqje nga po kjo pozitë, pasi që ishte zgjedhur Kryeshef i ndërmarrjes “Trepça” në janar të këtij viti.

Mirëpo, në fund të korrikut 2024, Gjykata Themelore e Mitrovicës kishte anuluar konkursin për Kryeshef të Trepçës dhe për pasojë Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes “Trepça” ishte detyruar të liroj nga detyra Bashkim Kurtin.

Por si duket Bordet e Drejtorëve të emëruar nga Qeveria Kurti në ndërmarrjet publike që veprojnë në Mitrovicë, janë kthyer në shërbim total të Bashkim Kurtit, duke e zgjedhur sa herë të konkuron e ku të konkuron.

Pas dorëheqjes së Bashkim Kurtit në janar 2024 nga pozita e Kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bordi i Drejtorëve i kësaj ndërmarrje me në krye Kryesuesen Kumrije Kelmendi kishte shpallur dy herë konkurse, të cilat më pas i kishte anuluar.

Ky Bord i Drejtorëve i emëruar nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, tek në konkursin e tretë e zgjedhi Kryeshefin Ekzekutiv, dhe si për ironi e zgjodhi pikërisht Kryeshefin që kishte dhënë dorëheqje disa muaj më parë, ku si pasojë e kësaj dorëheqje ishin shpallur tre konkurse deri në rizgjedhjen e tij.

 

JU REKOMANDOJMË

“Mos t’na ndodhë e njëjta lojë”, apeli i Haradinajt për opozitën: Mund të merremi vesh për Qeveri, kandidat për president, kryeparlamentar

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”
24/06/2026 - 22:59

Ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha në Presisng në T7 se për të mos ndodhur “loja e njëjtë”, për të mos shkuar vendi sërish në zgjedhje, opozita mund të merret...

Më shumëDetails

Çka përjetoi Shehrije Balaj dhe çka deklaroi në Gjykatën e Lartë në Beograd?

Çka përjetoi Shehrije Balaj dhe çka deklaroi në Gjykatën e Lartë në Beograd?
24/06/2026 - 22:50

Ishte data 14 maj e vitit 1999. Shehrije Balaj po përpiqej të gjente diçka me të cilën do të shtronte tavolinën e bukës për dy fëmijët e saj...

Më shumëDetails

A ka pretendime për postin e presidentit? Përgjigjet Haradinaj

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
24/06/2026 - 22:39

Ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha në Presisng në T7 se do të ishte mirë që “opozita ta bëjë një marrëveshje mes vete”, dhe të tejkalojë pengesat. “Është më mirë...

Më shumëDetails

Haziri: LDK nuk është ende aty ku duhet, synimi mbetet rikthimi si partia e parë në Kosovë

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
24/06/2026 - 22:24

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit është më i mirë se ai i 28 dhjetorit, por sipas tij, Lidhja Demokratike...

Më shumëDetails

Haradinaj: Kurti po e lodhë vendin, sikur ta vazhdonim marrëdhënien e mirë me SHBA 10 herë më shumë do të vinte armatim, pa pare

Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
24/06/2026 - 22:14

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “po e lodhë Kosovën duke mos i krijuar institucionet”. “Është një lloj torture, përpos atyre 100...

Më shumëDetails

Ferati: Përparim Rama nuk është anëtar i LDK-së

Ferati: Përparim Rama nuk është anëtar i LDK-së
24/06/2026 - 22:00

Mes debatit për zhvillimet e fundit në LDK, kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka komentuar edhe statusin e Përparim Ramës brenda partisë. I pyetur nëse Rama është pjesë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë