Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer: Uashingtoni t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë, të mbështesë përpjekjet e Prishtinës për qeverisje në veri

17/09/2024 - 10:34
në Kryesore, Lajme
A A
Serwer: Uashingtoni t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë, të mbështesë përpjekjet e Prishtinës për qeverisje në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të premten, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi masat me të cilat synon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës. Ai nuk është më i kënaqur me refuzimin e njohjes së Kosovës, por dëshiron të marrë të paktën një pjesë të saj.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Beograd vazhdon të shprehë besimin se ajo po e çon Serbinë drejt Perëndimit.Kështu shkruan profesori amerikan i John Hopkins, Danier Serwer, i cili në analizën e tij të fundit thotë se përkëdhelja e Serbisë nuk funksionon dhe as ndëshkimi i Kosovës nuk funksionon.

Uashingtoni duhet të rivendosë politikën e tij për Ballkanin në drejtime më koherente, thotë Serwer, i cili ka radhitur në disa pika se si mendon që kjo rivendosje e politikës duhet të bëhet: Ai [Uashingtoni] duhet të mbështesë përpjekjet e Prishtinës për të qeverisur në mënyrë të barabartë në veri të Kosovës dhe të ndihmojë në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në atë drejtim. Duhet t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë, të kritikojë publikisht synimet irredentiste dhe antidemokratike të Vuçiqit dhe t’i jepet fund grumbullimit të lavdërimeve dhe parave për Beogradin.

SHBA duhet të inkurajojë rishpërndarjen e EUFOR-it në qytetin verilindor të Bosnjës, Brcko, ku do të përfaqësonte një pengesë serioze ndaj shkëputjes. Uashingtoni duhet të insistojë që Bosnja të zbatojë vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që do t’i jepnin fund politikës me bazë etnike të vendit.

Uashingtoni duhet të udhëheqë një përpjekje për të izoluar rusofilët e Malit të Zi nga informacionet e ndjeshme të NATO-s. Ai gjithashtu duhet të paralajmërojë Maqedoninë se do të jetë e radhës nëse rusofilët atje mbeten në pushtet. Serwer thotë se mënyrat se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ushtron sovranitetin në veri e shqetësojnë Perëndimin, por thotë se Kurti “pa mëdyshje” rreshtohet kah Perëndimi.

“Kosova, ku ndërrimi i pushtetit ka ndodhur disa herë, ka një kryeministër popullor, i cili ushtron autoritet sovran në veriun e Kosovës me shumicë serbe në mënyra që u japin shqetësime amerikanëve dhe evropianëve. Ata duan që ai të konsultohet dhe të marrë leje për çdo gjë që bën që mund të shqetësojë ose serbët e Kosovës ose Beogradin. Ai nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë këtë. Por kryeministri Kurti gjithsesi rreshtohet pa mëdyshje me Perëndimin. Ai nuk ka alternativë”.

JU REKOMANDOJMË

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar
25/10/2026 - 07:59

Kolonë e gjatë automjetesh është  krijuar në pikën kufitare të Bërnjakut. Sipas mediave lokale në Veri, qytetarë serbë janë nisur drejt vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në...

Më shumëDetails

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë