Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

24/10/2026 - 21:58
në Lajme
A A
Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të rinjve në Tiranë.

I riu, pjesëtar i grupimit të njohur “Tifozat Kuq e Zi”, ka pësuar një dëmtim të rëndë në zonën e syrit dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.

Sipas raportimeve, Vishkulli i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë. Pamjet e publikuara nga protesta treguan 28-vjeçarin me fytyrën e mbuluar nga gjaku, pas plagosjes gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Dyshohet se u godit nga një plumb gome

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është goditur nga një plumb gome i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi mjetin që ka shkaktuar plagosjen dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Nga tribunat ku mbështet Kombëtaren, në Spitalin e Traumës

Erjon Vishkulli është një emër i njohur për tifozërinë shqiptare. Prej vitesh ai është pjesë aktive e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe njihet si ‘kryetifoz’ i Kombëtares, duke qenë i pranishëm në stadiume për të mbështetur kuqezinjtë. Por këtë herë, 28-vjeçari nuk është në tribunat e stadiumit për të mbështetur Shqipërinë, por në një shtrat spitali, pas plagosjes gjatë protestës në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar në ditën e 12-të të protestës kombëtare të studentëve dhe të rinjve, e cila u shoqërua me përplasje të forta me policinë. Gjatë tubimit u raportua përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës.

Plagosja e Vishkullit është një ndër rastet më të rënda të raportuara gjatë protestës, ndërsa mbeten ende pa përgjigje pyetjet mbi rrethanat e dëmtimit dhe pasojat që mund të ketë për shikimin e tij.

Pritet një informacion zyrtar nga autoritetet shëndetësore për gjendjen e 28-vjeçarit dhe rezultatin e ndërhyrjes kirurgjikale./panorama/

JU REKOMANDOJMË

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë

Dushan Janjiq: Në veri të Kosovës ka persona të trajnuar nga Wagner, të lidhur me Palestinën dhe Rusinë
24/10/2026 - 21:22

“E mira e këtyre zgjedhjeve është se Kosova nuk është tema kyçe. Ndoshta është e çuditshme. Është vërtet mirë se Kosova nuk është temë. Vetëm në manipulimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë