
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ku u dënuan Nasim Haradinaj e Hysni Gucati me nga 4 vjet e gjysmë burgim për secilin dhe nga 100 euro gjobë.
Ai e ka quajtur lajm skandaloz dënimin e bashkë luftëtarëve të tij nga Gjykata Speciale në Hagë.
Haxhiu ndër të tjera shton se ka besuar në drejtësi dhe ka pritur se ditën e sotme të merret vendimi për lirimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, por që në fund shpreson se në Gjykatën e Apelit të fitojë drejtësia.
Në fund ai shkruan se dy luftëtarët e UÇK’së ishin të gatshëm të japin jetën jetën për Kosovën dhe sot sakrifikuan lirinë e tyre për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Lajm skandaloz denimi i bashkëluftetarëve tanë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kam besuar në drejtësi dhe sot kam prit vendimin për lirimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Shpresoj që në Apel të fitojë drejtësia!
Çlirimtarët respektojnë vendimet e Gjykatës.Ata ishin të gatshëm të japin jetën për Kosovën, dhe sot sakrifikuan lirinë e tyre për lirinë dhe shtendërtimin e Kosovës.
Jeni faqebardhë trima!











