Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Luiz Ejlli shfaqet duke reklamuar auto-sallonin e të dyshuarit për fajde që ishte arrestuar vjet

17/09/2024 - 17:13
në Kryesore, Lajme, ShowBiz
A A
Luiz Ejlli shfaqet duke reklamuar auto-sallonin e të dyshuarit për fajde që ishte arrestuar vjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mars 2023. Një aksion kundër fajdeve i Policisë së Kosovës lëshoi në pranga 15 persona të dyshuar. Në mesin e tyre edhe biznesmenin Skënder Bajrami.

Bajrami është pronar i auto-sallonit “Alberti”, me bazë në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Prokuroria, përmes hetimit të saj, atëbotë, pretendonte se biznesmeni Bajrami kishte përdorur biznesin e tij, auto sallonin “Alberti” për të kryer veprimtarinë e fajde, me ç’rast e kishte arrestuar për ta lënë disa orë pas Gjykata Themelore e Ferizajt për tu mbrojtur në liri – derisa 14 të tjerët ishin mbajtur për një kohë në paraburgim e arrest shtëpiak, deri në tetor të vitit të shkuar kur të gjithëve u ishte ndërprerë masa e sigurisë.

Në dosjen e Prokurorisë, të publikuar në media, autoriteti i ndjekjes pretendonte se Skender Bajrami se nga fillimi i vitit 2021 e në vazhdim, në auto-sallonin ‘Alberti’ ka kontraktuar shuma të fajdes, ndaj të dëmtuarit me inicialet Xh.Sh., pronar i një kompanie.

I dëmtuari, thuhej në dosje, si pasojë e pandemisë dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve ndaj personave të tjerë, ishte gjendur në vështirësi financiare. Në pamundësi për të kryer këto obligime që ishte future, i dëmtuari Xh.Sh. sipas dosjes, kishte blerë një veturë BMW X6, të pa doganuar, nga i dyshuari Skënder Bajrami, në vlerë prej 86 mijë eurove.

Mirëpo, menjëherë, sipas Prokurorisë, të njëjtën veturë i dëmtuari ia ka shitur Skender Bajramit, me çmim prej 67 mijë eurove, të cilat para i ka marrë në dorë, e me të cilat para i ka paguar për fajde tek i pandehuri Salih Sinani, duke shkaktuar dëm nga fajdeja prej 19 mijë eurove, pretendonte Prokuroria.

Një vit e më shumë pas publikimit të këtyre pretendimeve, biznesi i Skender Bajramit, auto-salloni “Alberti” po reklamohet nga fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli.

Këngëtari nga Shkodra, gëzon popullaritet të jashtëzakonshme dhe gëzon influencë të madhe edhe në Kosovë që nga pjesëmarrja e tij në reality-show’in ku triumfoi.

“Çunat ma të mirë në Kosovë”, i quan Ejlli drejtuesit e auto-sallonit “Alberti” në videon reklamuese të publikuar në Instagram, ku këngëtari paraqitet në ambientet e autosallonit në Prishtinë.

“Artista jeni”, thotë ndër-tjera Ejlli, derisa flet për pronarët dhe auto-sallonin për të cilin sipas tij “i vetmi vend që nuk kanë nevojë për reklamë, pasi reklama janë vet”.

Përveç për rastin e dyshuar të fajdes të lartcekur, për pronarin e auto-sallonit “Alberti”, Skënder Bajrami. në mars të vitit të shkuar, Prokuroria pretendonte se ia kishte shitur edhe një veturë tjetër “Taureg” të dëmtuarit tjetër Xh.Sh., me çmim prej 75 mijë eurove. Mirëpo, i dëmtuari Xh.Sh., të njëjtën veturë ia ka shitur sërish tek i dyshuarit Skënder Bajrami, në vlerë prej 46 mijë eurove, para të cilat i ka marrë në dorë dhe e ka paguar për fajde të dyshuarin tjetër Salih Sinani, duke shkaktuar dëm prej 29 mijë eurove.

Në dosjen e publikuar atë kohë nga mediumi Kallxo.com, Prokuroria pretendonte biznesmeni Skënder Bajrami është i përfshirë edhe në një rast tjetër të fajdes.

Sipas Prokurorisë, një biznesmen me inicialet S.B., për shkak të vështirësive financiare si dhe obligimeve nga pagesat për fajde ndaj personave të tjerë, është detyruar që të blerë një veturë të llojit ‘Mercedes GLS2’, me çmim prej 30 mijë eurove, të cilën sipas Prokurorisë, me ndihmën e të dyshuarit Salih Sinani e ka shitur në autosallonin ‘Alberti’ me çmim prej 14 mijë eurove.

Me këtë i dëmtuari S.B., ka pësuar dëm pasuror prej fajdes në vlerë prej 16 mijë eurove.

Prokuroria po ashtu dyshonte se biznesmeni Skënder Bajrami, me qëllim që t’i shmanget pagesës së tatimit, si pronar i auto-sallonit ‘Alberti’, me rastin e shitblerjes së veturave, pagesën e ka bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të veturave të shitura.

Një vit e gjysmë pas aksionit ku u arrestuan Bajrami dhe të tjerët, Prokuroria nuk ka njoftuar për ngritjen e ndonjë aktakuze ndaj biznesmenit kosovar, sikurse as për pushimin e hetimit ndaj tij dhe të tjerëve.

Arrestimi e me pas lirimi i Bajramit, nën arsyetimin e gjendjes së renduar shëndetësore ishte shoqëruar me një skandal nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Kjo pasi, Skënder Bajrami, disa orë pas vendimit për lirimin e tij nga arresti, ishte paraqitur në ceremoninë e hapjes së qendrës tregtare “Prishtina Mall”, biznes në të cilin ka një pjesë të pronësisë.

Deri në ditën kur Gjykata vendosi për lirim nga arresti, Bajrami kishte qëndruar i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, që nga dita e arrestimit të tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

JU REKOMANDOJMË

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar
25/10/2026 - 07:59

Kolonë e gjatë automjetesh është  krijuar në pikën kufitare të Bërnjakut. Sipas mediave lokale në Veri, qytetarë serbë janë nisur drejt vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në...

Më shumëDetails

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Alba Vukaj i lë të gjithë pa fjalë, shfaqet “zjarr” e veshur në…

Alba Vukaj i lë të gjithë pa fjalë, shfaqet “zjarr” e veshur në…
24/10/2026 - 22:24

Influencerja e njohur, Alba Vukaj, ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline. E veshur tërësisht me të zeza, Alba ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë