Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

NATO: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog

17/09/2024 - 19:28
në Kryesore, Lajme
A A
Matja e stabilitetit të Urës së Ibrit, inxhinieri i ndërtimit: Duket e fortë e stabile
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi ndaras takime me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë ditës së sotme.

Mirëpo, veç këtyre takimeve, Bislimi dhe Petkoviq u takuan ndaras edhe me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus dhe komandantin e Operacioneve Civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, Sefano Tomat.

Goffus, në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e NATO-s, tha se në këto takime foli për situatën e sigurisë në Kosovë, teksa u tha se i njëjti adresoi edhe shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen e mundshme të Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

“Z. Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ai vuri në dukje se vendimet duhet të merren përmes dialogut, në kohë dhe koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s. Ai shtoi se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është i detyruar nga mandati i tij i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt”, citon NATO të ketë thënë Goffus.

Tutje, bëhet e ditur se në takime, Goffus përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është korniza për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, e cila është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha KFOR-i.

Gjatë ditës ka pasur raportime se kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq do të shkojnë në NATO për të diskutuar çështja e hapjes së Urës së Ibrit.

JU REKOMANDOJMË

A ka kolona në kufi? Këto janë të dhënat e fundit

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
11/08/2026 - 11:42

Në pikëkalimet kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, ndërsa lëvizja e automjeteve po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara. Sipas të dhënave të publikuara...

Më shumëDetails

Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në Urën qendrore

Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në Urën qendrore
11/08/2026 - 11:32

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, përmes një video, ka thënë se ura e re që po ndërtohet mbi lumin Ibër, po bëhet realitet. Peci, ka thënë se...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku porosi Kurtit: Do të japësh llogari

Ermal Sadiku porosi Kurtit: Do të japësh llogari
11/08/2026 - 11:28

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se Kurti do të përgjigjet për situatën e krijuar në vend. Sipas tij, kjo është kapja më e madhe e shtetit...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Një 30 vjeçar humb jetën në aksident trafiku

Policia jep detaje për aksidentin në Istog me 2 të vdekur e 3 të lënduar, i dyshuari ndalohet për 48 orë
11/08/2026 - 10:59

Një 30 vjeçar e ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në fshatin Janiqishtë të Malishevës, pasditën e ditës së djeshme, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Sipas...

Më shumëDetails

“Keni zgjedhur rrugën e gabuar” – ish-ministri i Kurtit i shkruan Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën

“Keni zgjedhur rrugën e gabuar” – ish-ministri i Kurtit i shkruan Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën
11/08/2026 - 10:53

Ish-ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, i ka drejtuar një letër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas deklaratës së këtij të fundit në Beograd se Ukraina nuk e...

Më shumëDetails

Mërgimtarët sot përsëri në Kuvend

Mërgimtarët sot përsëri në Kuvend
11/08/2026 - 10:27

Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon sot ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u dedikohet bashkatdhetarëve që gjatë sezonit të verës ndodhen në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë