Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe një rund i pasuksesshëm në bisedimet Kosovë-Serbi, krejt çka ndodhi dje në Bruksel

18/09/2024 - 08:11
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe një rund i pasuksesshëm në bisedimet Kosovë-Serbi, krejt çka ndodhi dje në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan dje ndaras në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në një raund të ri bisedimesh, mes debateve për situatën në veriun e Kosovës dhe përpjekjeve të BE-së për të shtyrë palët drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Lajçak takoi ndaras të dy palët, por nuk pati një takim trepalësh. Emisari evropian ka thënë se është i zhgënjyer që nuk pati takim trepalësh.

Lajçak ka thënë se i vjen keq që s’u trajtuan çështjet urgjente në një takim trepalësh.Ai ka shtuar se do të mbetet në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojnë tutje në javët në vijim.

“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak të mërkurën.

Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, ishte Petar Petkoviq ai i cili kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën, por nuk i bëri të ditura se cilat ishin kërkesat.

“Në agjendë kishte vetëm një pikë, ecja përpara me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Por u theksua se tema shtesë mund të diskutohen nëse të dyja palët pajtohen. Ne u pajtuam për këtë, por Serbia donte ta kushtëzonte pjesëmarrjen e saj në takim me tema shtesë në agjendë, të cilat nuk ishin të pranueshme për palën kosovare. Takimi u zhvillua në formatin bilateral, teksa takim trilateral nuk pati, për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë. Nga ana e saj, Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”, tha Bislimi.

Gjatë takimit atje, u diskutua edhe çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Përmes njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, u bë e ditur se Bislimi ka theksuar se sipas BE-së dhe raporteve të Komisionit Evropian që nga viti 2014, ura duhet të hapet pa vonesa të mëtejme.

“Mbi lirinë e lëvizjes, zëvendëskryeministri e informoi z. Lajçak mbi lehtësimin nga ana e Qeverisë të konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët e komunitetit serb dhe mbështetjes së tyre në këtë proces.

Njëherit, Bislimi ka thënë se kjo çështje është trajtuar e dakorduar në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut.“Ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”, ka deklaruar Bislimi.

Në anën tjetër, kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviç tha gjatë një konference për shtypin se në takim i ka paraqitur masat e publikuara nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç për zgjidhjen e situatës në veriun e Kosovës, duke nënvizuar se Serbia është e gatshme për kompromis, por pa takime trepalëshe negociatat nuk kanë kuptim.Petkoviq ka akuzuar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk ka dashur të ketë takim trepalësh.

“Ai ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit e Beogradit, sepse ne kemi insistuar në tema si AKS-ja, shërbime postare dhe çështjet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Paramendoni kur ai nuk do të flasë për këto gjëra të rëndësishme”, tha Petkoviq.

JU REKOMANDOJMË

Gruda për dallimin mes PDK dhe VV: “Unë lexoj dosje tri orë, një koleg i VV-së del në TikTok”

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
11/08/2026 - 12:39

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka zbërthyer në thelb dallimin mes partive konvencionale, aktualisht në opozitë dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Duke trajtuar mungesën e rikthimit të...

Më shumëDetails

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
11/08/2026 - 12:34

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër tij dhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup...

Më shumëDetails

Reagon PDK: Kjo është situata që po ndodhë në Kuvend

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
11/08/2026 - 11:58

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar me një komunikatë për situatën aktuale në Kuvend. DK ka treguar tre pika kryesore me anë të së cilës tregon anën juridike...

Më shumëDetails

A ka kolona në kufi? Këto janë të dhënat e fundit

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
11/08/2026 - 11:42

Në pikëkalimet kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, ndërsa lëvizja e automjeteve po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara. Sipas të dhënave të publikuara...

Më shumëDetails

Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në Urën qendrore

Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në Urën qendrore
11/08/2026 - 11:32

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, përmes një video, ka thënë se ura e re që po ndërtohet mbi lumin Ibër, po bëhet realitet. Peci, ka thënë se...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku porosi Kurtit: Do të japësh llogari

Ermal Sadiku porosi Kurtit: Do të japësh llogari
11/08/2026 - 11:28

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se Kurti do të përgjigjet për situatën e krijuar në vend. Sipas tij, kjo është kapja më e madhe e shtetit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    259 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • KFOR: Ka nis “tranzicionin gradual” mbi Urën e Ibrit – konfirmon praninë e përhershme mbi urë, por nuk thotë se po i bartë përgjegjësitë te Policia e Kosovës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë