Baton Haxhiu, analist i moçëm, ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Sipas Haxhiut, veriu nuk vizitohet me njësi speciale.
“Veriu nuk vizitohet me njesi speciale. Një kryeministër nuk e bën atë, nëse është pak normal. Nuk është normale ajo” – tha ai.
Tutje, Haxhiu ka lavdëruar një shkrim të Zgjim Hysenit, aktivist i PSD-së, ndërsa pretendoi se Qeveria Kurti nuk e do Kosovën.
“Me kënaqësinë më të madhe e kam botuar (shkrimin e Hysenit v.j.), për arsye se është qytetar i ndershëm që e do këtë vend ndaj një qeverie që nuk e do dhe i bën probleme këtij vendi” – tha Haxhiu.