Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë

18/09/2024 - 20:13
në Kryesore, Lajme
A A
SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, sipas zyrtarëve amerikanë, “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane.”

Marrëveshja do të “forcojë partneritetin strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare.

Marrëveshja me BE-në u nënshkrua në prani të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit si prodhuesi më i madh i veturave në Evropë është në kërkim të litiumit, një mineral jetik për prodhimin e baterive të makinave elektrike.

Planet për mineralin e litiumit kanë nxitur protesta të gjera kundër qeverisë në Serbi, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve se po bëhen përpjekje për të rrëzuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar se është njoftuar nga shërbimet ruse të zbulimit se në Serbi po përgatiten “trazira të gjera dhe puç” nga fuqitë perëndimore që duan ta rrëzojnë nga pushteti. Ai nuk ka thënë se për cilat vende perëndimore bëhet fjalë.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën, Shtetet e Bashkuara thanë se ato “mbështesin fuqishëm standardet e larta të transparencës dhe të qenit të hapur në prokurimin publik, të përcaktuara nga organizatat shumëkombëshe” dhe nxitën Serbinë të përvetësojë këto standarde, sipas deklaratës.

Sipas Shteteve të Bashkuara, marrëveshja e arritur me Serbinë është rezultat i “një përpjekjeje shumëvjeçare” të specialistëve të angazhuar nga pesë agjenci amerikane.

“Ky angazhim i burimeve pasqyron përkrahjen e fuqishme të qeverisë amerikane për investitorët amerikanë dhe projektet për energji të pastër” dhe zhvillim të qëndrueshëm, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit./VOA

JU REKOMANDOJMË

Caktohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
11/08/2026 - 09:20

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për ditën e sotme, 11.08.2026. Sipas vendimit...

Më shumëDetails

Rama i përgjigjet Serbisë: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

Edi Rama reagon ashpër, pas vendimit të Britanisë për të dëbuar 700 familje shqiptare
11/08/2026 - 08:48

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë lidhur me idenë e Beogradit për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Rama deklaron se...

Më shumëDetails

Ahmeti: U ndjeva goxha keq kur e pashë Kurtin krah Mickoskit

Ahmeti: U ndjeva goxha keq kur e pashë Kurtin krah Mickoskit
11/08/2026 - 08:24

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në ”Click” të RTV21, ka folur për raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke treguar edhe për një moment që,...

Më shumëDetails

Behrami: Kurti më shpesh e ka shkelur Kushtetutën sesa pragun e Kuvendit

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
11/08/2026 - 08:08

Bllokada institucionale u diskutua mbrëmë në Edicionin Special, me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behramin. Ai konsideron se fajtorë për këtë situatë të krijuar janë kryeministri...

Më shumëDetails

Më pak vaksina për fëmijët, Donald Trump firmos urdhrin, ja çfarë parashikon

Trump nënshkruan vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova
11/08/2026 - 07:59

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parashikon më pak vaksina për fëmijët. Po ashtu rekomandohet që të ndahen në tre doza të veçanta...

Më shumëDetails

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku
10/08/2026 - 23:00

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, e ka quajtur kryetarin e BDI’së si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”. Ai këto deklarata i bëri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kaq po shitet një litër naftë sot

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë