Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kryetari i Vetëvendosjes: Albin Kurti ka dalë nga partia

20/09/2024 - 08:08
në Kryesore, Lajme
A A
Ymeri: Tash presioni do të bjerë mbi Kosovën për Asociacionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Visar Ymeri, sa ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ishte njëriu më i afërt me Albin Kurtin. Se çfarë ka ndryshuar, e tregon vetë ai në “Paradoks” me Vehbi Kajtazin.

“Rrethanat politike ndryshojnë, qëndrimet e mia politike kanë ndryshuar”, e nis fjalën e tij Ymeri.

“Nuk mendoj se qysh kam mendu kur kam qenë në VV. Aty kam mendu që ajo është rruga e duhur. Unë tash jam vetëkritik edhe i njoh gabimet. VV në konceptin e vet politik ka pasë shumë gabime, shumë të meta. Unë atëherë nuk i kam vërejt. Ka disa gjëra që atëherë i kam besu. Sot e kuptoj që janë të vështira. Për mu nuk është problem ose është problem më i vogël që ti gabon gjatë jetës. Njerëzit më problematikë janë ata që nuk e pranojnë gabimin. Sepse mospranimi i gabimit mu më krijon përshtypjen e rrezikut të lartë të përsëritjes së tij. Modestia, përulësia që duhet me pas lideri, është ai lider i cili e njeh gabimin e që shkon duke e përmirësu”, thotë analisti.

Ai flet edhe për “problemin” që e ka me kryeministrin Kurti që sipas tij “ai nuk do me i njoft gabimet”.

Ymeri tutje në “Paradoks” deklaron se edhe Kurti ka dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse flitet si koncept politik.

“Problemi me kryeministrin që e kam unë sot, është që nuk do me i njoft gabimet. Mu shpesh më ka thënë Enveri, jo veç mu, se keni dal prej LVV-së. Unë mendoj që edhe Albini ka dal prej LVV-së nëse e marrim si LVV atë të atëhershme, si koncept politik po flas. Krejt kanë dalë. Ka disa që e pranojnë që kanë dalë e disa nuk e pranojnë”.

“Albini nuk është në VV. Asnjë pikë për të cilat ka qëndru LVV, sot nuk i ke aktualisht në qeveri. As nuk e ki aspektin social-demokrat, të drejtave shoqërore, ska më, nuk flitet për to. Sot transferet financiare konsiderohen si lëmoshë e pushtetit ndaj qytetarit. Unë Albin Kurti po ti jap ty, jo si e drejtë që ti i gëzon. Kjo ka dallim shumë të madh. 100 euro, 100 euro, dakord jam, por dallimi qysh ti i jep ato, kjo ta definon. Tash janë lëmoshë e atëkohë kanë qenë e drejtë. Qytetarit i takojnë, nuk ia jep ti, buxheti është i qytetarit. Në konceptin politik nuk ka negociata me Serbinë, nuk ka Asociacion, tash ka Asociacion. Ka pasë kushte, tash nuk ka kushte”.

“Unë më shumë kritikat që ia jap Albin Kurtit, është kqyre, nëse rrethanat të kanë shti me ndryshu qëndrimin që është normale, e ke kuptu ndryshe, kallzo pse e ke ndryshu qëndrimin. Pse nuk e ka bë, kjo është e dëmshme sepse nuk po e spjegon taman procesin, jo kur po shkojmë por edhe pse duhet me shku në atë rrugë. Qytetarët duhet me marrë vesh çfarë Kosove po ndërtojmë dhe cili është argumentimi prapa. Dhe e dyta, mos krijo hapësirë të keqpërdorimit të entuziazmit aktivist. Si koncept politik, Albin Kurti ka ndryshuar shumë. Në asnjë pikë nuk e ka qëndrimin sot qysh e kemi pas si LVV. Si ideologji politike edhe si strategji politike nuk ka ndryshuar fare. Qaty është dashur me ndryshu më shumë”, vazhdon tutje ish-kreu i LVV-së. /Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku
10/08/2026 - 23:00

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, e ka quajtur kryetarin e BDI’së si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”. Ai këto deklarata i bëri...

Më shumëDetails

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet
10/08/2026 - 22:41

Policia është deklaruar lidhur me përleshjen fizike mes disa personave në Viti. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka bërë të ditur se rasti në...

Më shumëDetails

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara
10/08/2026 - 22:18

Gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar për nesër publikimin e një skandali që lidhet me naftën. Në një video paralajmëruese, Buzhala thotë se shteti në tender publik ka favorizuar...

Më shumëDetails

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
10/08/2026 - 21:52

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës, duke e vlerësuar atë si të dëmshëm për...

Më shumëDetails

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim
10/08/2026 - 21:35

Dukagjin Nikollaj, i shumëkërkuari për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” lidhur me incidentin e Bon Vivantit, është vënë në paraburgim prej 30 ditësh. Gazeta Insajderi merr...

Më shumëDetails

Artan Behrami: Kurti ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe parimet demokratike, protestat janë të pashmangshme

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
10/08/2026 - 20:56

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike, raporton Gazeta Blic.Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nga sot deri të mërkurën”, Kuvendi i Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë