Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Diskutimet për Planin e Rritjes në drekën me von der Leyen, Kurti: Kosova, vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm

20/09/2024 - 08:47
në Kryesore, Lajme
A A
Diskutimet për Planin e Rritjes në drekën me von der Leyen, Kurti: Kosova, vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në drekën e punës të shtruar në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kanë diskutuar për Planin e Rritjes.

Kurti ka thënë se Kosova është vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave që ka qenë kriter për të përfituar nga ky plan, raporton Express.

Tutje, Kurti ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet objektiv i qartë i Kosovës.

“Hapin e parë formal të aplikimit e kemi bërë dhjetorin e vitit 2022, dhe bashkë me rikthimin e zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian, është koha e duhur që Kosova të marrë statusin e merituar të vendit kandidat.  Kemi përmbushur shumë reforma, treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane e demokratike si dhe nivel të lartë të përgatitjes institucionale. E dëshmuam këtë edhe me Planin e Rritjes, ku jemi vendi i parë që kemi avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave”, ka shkruar Kurti.

Në fund ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe unitetin e Evropës.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të mbulojë periudhën midis vitit 2024 dhe 2027.

Plani i Rritjes arrin shumën prej gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.

Në deklaratën e lëshuar nga Këshilli i BE-së, theksohet se qëllimi kryesor është mbështetja për harmonizimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim të anëtarësimin e ardhshëm në BE, si dhe integrimin progresiv të tyre në një treg të vetëm evropian, si dhe konvergjencën socio-ekonomike me BE-në.

Burimet financiare janë planifikuar për të mbështetur një sërë reformash socio-ekonomike dhe themelore, duke përfshirë reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

 

JU REKOMANDOJMË

PDK-ja mohon se nuk e mbajti fjalën për kryeparlamentarin: Na u mohua kërkesa për konsultim 10-minutësh
Kryesore

PDK-ja mohon se nuk e mbajti fjalën për kryeparlamentarin: Na u mohua kërkesa për konsultim 10-minutësh

24/08/2025 - 18:01
Miftaraj: Amerika, demokracia më e madhe në botë, e shan, s’bashkëpunon, por prapë të fal e të ndihmon
Kryesore

Miftaraj kritikon PDK-në pasi s’e votuan Dimal Bashën: Qendrim jo parimor

24/08/2025 - 17:44
Basha me 1-sha në të mesmen, e Nagavci që diplomoi me notë 6.4 – këta ishin propozimet e VV-së për kryekuvendar
Kryesore

Basha me 1-sha në të mesmen, e Nagavci që diplomoi me notë 6.4 – këta ishin propozimet e VV-së për kryekuvendar

24/08/2025 - 16:53
“Veç rri”- Sala Jashari reagon pas gjuhës së Avni Deharit ndaj saj në seancë
Kryesore

“Veç rri”- Sala Jashari reagon pas gjuhës së Avni Deharit ndaj saj në seancë

24/08/2025 - 16:37
“Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja”: Çfarë po pretendon deputeti Behrami për Glauk Konjucën?
Kryesore

“Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja”: Çfarë po pretendon deputeti Behrami për Glauk Konjucën?

24/08/2025 - 16:03
Zelensky: I takon SHBA-ve të bindin Rusinë të pranojë armëpushimin
Lajme

Zelensky zotohet se Ukraina “nuk do ta humbë” luftën kundër Rusisë

24/08/2025 - 15:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Kandidati i Vetëvendosjes arrestohet për përfshirje në kultivimin e 500 bimëve kanabis

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Video/ Historia prekëse e shqiptarit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kica-Xhelili pyetet a bëjnë “dikur” koalicion me VV-në nëse zbutet gjuha, përgjigjet interesant

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kurti në thirrjen për mërgimtarët fyen udhëheqësit e partive të tjera nëpër komuna

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë