
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka 13 ditë që është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të martën e 17 majit, Kurti pati një takim të rëndësishëm për nga profili i zyrtarit që e priti shefin e ekzekutivit kosovar. Ai takoi këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, për të cilin takim informuan edhe Qeveria e Kosovës dhe Shtëpia e Bardhë nëpërmjet komunikatave për media.
Por, ajo që ra në sy ishte vendi ku Kurti e Sullivan u fotografuan së bashku. Ndonëse zakonisht fotografitë ndodhin në zyrë gjatë takimit, ajo e Kurtit e Sulliven është shkrepur në një korridor pranë shkallëve.
Donika Gërvalla, ministrja më e dobët e Qeverisë Kurti sipas lexuesve të Nacionales
Kosovë / Donika Gërvalla, ministrja më e dobët e Qeverisë Kurti sipas lexuesve të Nacionales
Përveç kësaj, Kurti nuk hyri as në Shtëpi të Bardhë, ku është Zyra Ovale e Presidentit Biden.
Siç merr vesh Gazeta Nacionale, Sullivan e priti Kurtin jo në zyrën e tij, e cila gjindet në Shtëpinë e Bardhë, por në një zyrë tjetër që është në kompleksin presidencial.
Kryeminsitri Kurti u prit në objektin tjetër që është afër Shtëpisë së Bardhë. Kurti e realizoi takimin me këshilltarin e Presidentit Joe Biden saktësisht në zyrën ekzekutive të vjetër.












