Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, saktësisht në rrugën “Fatime Hetemi”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gazeta raportoi ekskluzivisht se bëhet fjalë për F. Zeqiri.
Veriu.info ka biseduar edhe me zyrën e informimit të Spitalit të Mitrovicës, të cilët kanë konfirmuar se një person i plagosur ka marrë trajtim në emergjencë dhe pas intubimit është dërguar në QKUK.
Zyrtarja e informimit pranë spitalit, Nita Mustafa, ka thënë se personi i plagosur ka pasur dy plagë në trup, tekse tek njëri plumbi ka shpuar komplet trupin dhe ka dalur jashtë.
Rastin e plagosjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.