Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Radule Steviq, infuzioni i Radojiçiqit mori tender nga Serbia ditën e aktak’uzës për Banjskën – Ja sa milionë përfitoi nga 2020-ta

20/09/2024 - 13:19
në Kryesore, Lajme
A A
Radule Steviq, infuzioni i Radojiçiqit mori tender nga Serbia ditën e aktak’uzës për Banjskën – Ja sa milionë përfitoi nga 2020-ta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditë më parë Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Përveç akuzës për terrorizëm, vend qendror në dokumentin e Prokurorisë kundër grupit të Milan Radojiçiq zë edhe akuza për veprën e shpëlarjes së parave. Lidhur me këtë temë ka shkruar të enjten revista serbe “NiN”, duke shpjeguar spiralen se si miliona euro të marra përmes projekteve të ndryshme kanë përfunduar si përkrahje për të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojiçiq.

Këto para sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se janë siguruar përmes ndihmës së Radule Steviqit dhe kompanive që ka pasur në pronësi.

NIN në këtë shkrim potencon faktin se përveç tenderëve që firmat e Radule Steviq i kanë fituar nga institucionet e Republikës së Kosovës, janë gjithsejtë 184 kontrata që kompanitë e Steviq i kanë marrë nga institucionet serbe.

Tutje revista serbe teksa shkruan për figurën e Radule Steviq, thekson faktin se i njëjti s’ka qenë i njohur për publikun, deri në dhjetorin e vitit 2021, kur edhe u vendos nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera edhe për bashkëpunim të ngushtë me Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Bazuar në shumat e parave të marra nga buxhetet e Serbisë dhe të Republikës së Kosovës, NIN shkruan se Radule Steviq del se është një biznesmen me shumë përvojë.

Gjëja e parë që Steviq ka pasur në emrin e tij është një dyqan të pavarur artizanal të quajtur “Rade Steviq”. Ky biznes ka ekzistuar para disa viteve dhe është fshirë nga regjistri i bizneseve më 20 janar 2014, transmeton Express.

Në të njëjtën adresë të këtij biznesi në Zveçan, po atë ditë është depozituar një kapital prej 1 mijë dinarësh dhe është themeluar një prej kompanive përmes të cilës Steviq ka mbledhur miliona euro. Bëhet fjalë për Rad 028 Zveçan D.OO, e cila ka marrë pothuajse të gjithë tenderët të lëshuar nga Serbia.

“Sot, pesëdhjetë e katër vjeçari Radule Steviq është drejtor dhe qind për qind pronar”, shkruan revista NIN, transmeton Express.

Kontratat për kompaninë e Radule Steviq nga Serbia s’janë ndalur. E fundit që ai e ka nënshkruar është ditën kur është ngritur aktakuza për Banjskën nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 12 shtator.

Siç shkruan NIN, vlera është 68 mijë e 282 euro, dhe sipas kontratës me ato para duhet të ndërtohet një shtëpi familjare në Hoçë të Madhe.

Ndonëse kanë mbetur ende ditë në këtë vit, nuk dihet saktësisht se edhe sa kontrata do t’i fitojë Steviq. Megjithatë në vitin 2023 ai ka marrë 34 tenderë në vlerë prej 16 milionë e 600 mijë euro. Pjesa më e madhe e këtyre ka shkuar përmes të ashtuquajturit “Sekretarit për Veprimtari Sociale të Mitrovicës së Kosovës”.

“Duke gjykuar nga tenderët, kompania e Steviqit është e aftë për të gjitha llojet e punëve, nga ndërtimi i ndërtesave, ndërtimi i objekteve mjekësore, hidraulike, prokurimi i makinerive, deri te dekorimi i jashtëm. Firmat nga Nishi, Kragujevaci gjithashtu shfaqen si nënkontraktorë në tenderët që përfshijnë paratë e buxhetit të Serbisë…”, thekson artikulli.

Steviq me kompaninë e tij edhe gjatë vitit 2022 ka marrë 45 kontrata me vlerë rreth 16.5 milionë euro nga buxheti i Serbisë. Përsëri kryeson i ashtuquajturi “Sekretariati Për veprimtari Sociale” me 60 %, komuna paralele ilegale e Zubin Potokut me 10 % dhe ajo e Leposaviqit me 4 %.

Edhe gjatë vitit 2021, Steviq ka marrë mbi 1 miliardë dinarë nga buxheti i Serbisë apo përkthyer në euro mbi 11 milionë euro. Numri i tenderëve të marrë është 50. Edhe viti 2020 është i të njëjtave shifra, potencon NIN.

Gjatë monitorimit të parave që dalin nga buxheti i Serbisë, së bashku me Radule Steviqin haset edhe në kompaninë “I&M Stil Zveqan” Ltd. Kjo kompani është në pronësi të vajzës së Radule Steviq, Irene Steviq.

Vajza e Radule Steviq, siç shkruan NIN e themeloi kompaninë në emër të saj më 1 shtator 2016, por kontratën e parë ajo e nënshkroi pothuajse katër vjet më vonë, në tetor 2020. Deri më tani vajza ka të ardhura nga biznesi prej 6.9 milionë eurosh nga 15 kontrata. Sipas normës së babait të saj, gjatë vitit të kaluar ajo kishte të ardhura nga biznesi rreth 2.2 milionë euro./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku
10/08/2026 - 23:00

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, e ka quajtur kryetarin e BDI’së si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”. Ai këto deklarata i bëri...

Më shumëDetails

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet
10/08/2026 - 22:41

Policia është deklaruar lidhur me përleshjen fizike mes disa personave në Viti. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka bërë të ditur se rasti në...

Më shumëDetails

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara
10/08/2026 - 22:18

Gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar për nesër publikimin e një skandali që lidhet me naftën. Në një video paralajmëruese, Buzhala thotë se shteti në tender publik ka favorizuar...

Më shumëDetails

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
10/08/2026 - 21:52

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës, duke e vlerësuar atë si të dëmshëm për...

Më shumëDetails

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim
10/08/2026 - 21:35

Dukagjin Nikollaj, i shumëkërkuari për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” lidhur me incidentin e Bon Vivantit, është vënë në paraburgim prej 30 ditësh. Gazeta Insajderi merr...

Më shumëDetails

Artan Behrami: Kurti ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe parimet demokratike, protestat janë të pashmangshme

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
10/08/2026 - 20:56

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike, raporton Gazeta Blic.Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nga sot deri të mërkurën”, Kuvendi i Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë