Vrasje e Florim Zeqiri në formë të tipit mafioz në qendër të qytetit, ka tronditur dje qytetin e Mitrovicës.
Veriu.info mëson se i dyshuar fillestar për rastin është V.S. nga fshatin Pantinë e Vushtrrisë.
Siç mëson Veriu.info, shtëpia e të dyshuarit është bastisur nga policia, ky është gjetur një motoçiletë që dyshohet se është përdorur nga dorasi me rastin e kryerjes së vrasjes.
Të njëjta burime bëjnë me dije se i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi dhe se i njëjti jeton në një shtet të BE-së.
Veriu.info sot disa herë ka tentuar të kontaktoj zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut për ta konfimuar rastin, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.