Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fillon dëshminë Demush Krasniqi, ZPS: Ishte i pranishëm kur u liruan Cen Desku dhe Jakup Kastrati

23/09/2024 - 11:07
në Kryesore, Lajme
A A
Fillon dëshminë Demush Krasniqi, ZPS: Ishte i pranishëm kur u liruan Cen Desku dhe Jakup Kastrati
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 89-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) Demush Krasniqi i cili mban kodin 03885 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurori, i njëjti kishte qenë i pranishëm kur ishin liruar Cen Desku dhe Jakup Kastrati.

“Dëshmitari 03885 u kyç në njësitin Lumi në Balincë të Malishevës rreth majit të 1998-ës. Më pas, shërbeu si anëtar i Policisë Ushtarake në Brigadën 122 përfshirë edhe Zonën e Dragobillës. Dëshmitari 03885 ka qenë në Dragobillë me Fehmi Kryeziun dhe Skënder Hotin kur një veturë me shenja të UÇK-së mbërriti me dy ushtar që u prezantuan si pjesëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe i kërkuan dëshmitarit 03885 dhe të tjerëve të shkonin dhe të thërrisnin dy persona që të merrnin pjesë në një mbledhje me OSBE-në. Dëshmitari 03885 dhe të tjerët morën Jakup Kastratin dhe Cen Deskun nga një takim dhe i shoqëruan tek vetura. Kastrati dhe Desku hyn në veturë. Një veturë tjetër u shfaq më pas dhe të dyja veturat u larguan së bashku. Dëshmitari 03885 ka qenë i pranishëm kur Kastrati, Desku dhe të tjerët u liruan rreth një muaj pasi i kishin marrë prej Dragobillës”, tha prokurori.

Tutje, prokurori tha se Krasniqi do të jep dëshmi edhe sa i takon rolit të tij në UÇK, vijave të raportimit të njësive të UÇK-së etj.

“Dëshmitari 03885 po ashtu jep informata sa i takon rolit të tij dhe të tjerëve në UÇK si dhe konstruktuarës, veprimtarive, kompetencave dhe Zonave të Përgjegjësisë dhe vijave të raportimit të njësive të UÇK-së përfshirë njësitin Lumi, Brigadën 121 dhe 122 si dhe njësitë e Policisë Ushtarake të UÇK-së”, tha prokurori.

“I qëndroj mbrapa”, tha dëshmitari kur u pyet se deklaratat që ka dhënë për Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe ZPS-në a pasqyrojnë realitetin.

Tutje, dëshmitarit iu tha se në deklaratën për Prokurorinë kishte thënë se kur u kyç në Policinë Ushtarake ia dhanë një mantel të zezë me një emblemë.

Ai pohoi se iu ishte dhënë një kartelë që tregonte se ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas kësaj, iu prezantua nja fotografi për të cilën dëshmitari tha se ngjasonte me kartelën që ai e kishte.

Në prova materiale u pranuan të gjitha deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët për autoritetet e hetuesisë.

Para se të fillojë dëshminë e tij, Demush Krasniqi kërkoi nga gjyqtari fjalën duke thënë se dëshiron që të prezantoj një rregull të familjes se tij.

“Dua të ua prezantoj një rregull të familjes sime a bën?. Ngjarje familjare…”, tha dëshmitari.

Për këtë, kryegjyqtari Charles Smith III tha se nuk ka kundërshtime por ta bëjë këtë gjë pasi t’i përfundojë prokuroria pyetjet e tyre.

“Nuk kemi kundrështim, por të mbarojë Prokuroria me pyetjet dhe pasi të përfundojë prokurori mund ta bëni deklaratën tuaj”, tha kryegjyqtari.

Sipas kryegjyqtarit, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjas rreth gjysmë dite e që nga kjo kohë, gjysmë ore i ka kërkuar Prokuroria për pyetjet e veta. Ndërsa, mbrojtja ka parashtruar se i duhen rreth dy orë e 30 minuta për kundërpyetje.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se ka ndryshime në orarin e seancës të se enjtes. Ai tha se pushimin e drekës do ta bëjnë vetëm për një orë duke filluar nga ora 13:00 deri në orën 14:00 e që seanca e pas pushimit do të zgjasë vetëm deri në orën 15:00.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit përveç Hashim Thaçit i cili është i pranishëm përmes video-lidhjes.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

DW: Çfarë do t’u sjellin zgjedhjet në Serbi serbëve të Kosovës?

DW: Çfarë do t’u sjellin zgjedhjet në Serbi serbëve të Kosovës?
24/10/2026 - 14:56

Kilometra nën rrota, bllokime trafiku dhe pritje. Kjo është ajo që i pret serbët e Kosovës nëse duan të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlamentin e Serbisë. Çfarë...

Më shumëDetails

”Vetëm studentet, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit

”Vetëm studentet, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit
24/10/2026 - 14:24

Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me...

Më shumëDetails

Rritja e tarifës në rrugën e Kombit në 8 euro, deklarohen nga qeveria e Edi Ramës

Rritja e tarifës në rrugën e Kombit në 8 euro, deklarohen nga qeveria e Edi Ramës
24/10/2026 - 14:08

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci ka reaguar pas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit...

Më shumëDetails

Partitë s’rrinë pa zgjedhje, VV i shpalli për t’u ‘ripërtrirë’, PDK pritet t’i caktojë pas dorëheqjes së Hamzës, LDK duhet ta bindë Abdixhikun

Partitë s’rrinë pa zgjedhje, VV i shpalli për t’u ‘ripërtrirë’, PDK pritet t’i caktojë pas dorëheqjes së Hamzës, LDK duhet ta bindë Abdixhikun
24/10/2026 - 13:58

‘‘Zgjedhjet’’ vazhdojnë të jenë kryefjala e skenës politike në Kosovë. Ani pse, ky proces ka përfunduar në nivel vendi të paktën për një kohë, i njëjti ka filluar...

Më shumëDetails

“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje, asnjë kërkesë konkrete

“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje, asnjë kërkesë konkrete
24/10/2026 - 13:57

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e ditëve të fundit, duke u ndalur te dhuna, akuzat për organizimin e saj dhe kërkesat e qytetarëve për përmirësimin e kushteve...

Më shumëDetails

Onkologjia e pranon se mungoi “Palbociclibi”, ilaçi për pacientët me kancer

Onkologjia e pranon se mungoi “Palbociclibi”, ilaçi për pacientët me kancer
24/10/2026 - 12:26

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka konfirmuar mungesën e ilaçit për të cilin ka folur edhe një paciente e kësaj klinike, që ka ndërruar jetë ditë më parë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë