
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, është deklaruar pas protestës shqiptare me emrin “Protestë për Identitet dhe Dinjitet” për çka edhe tregoi për kërkesat drejtuar shtetit serb.
“Para Stacionit policor u kërkua ndërprerja e procesit të pasivizimit selektiv dhe rikthimi i adresave të shqiptarëve të pasivizuar
Në Shtëpinë e Shëndetit u kërkua që ky institucion të mos bëhet shtëpi e diskriminimit
Pranë zyrës së Trupit Koordinues e quajtëm bashkë këtë instituciob Trup Çkoordinues dhe
Para Gjykatës u kërkua rikthimi i këtij institucioni.
Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi”, shkroi Sinani










